E Hënë, 2 Nëntor 2026

Talentet kuqezinj të udhëhequr nga Kuzhe do përballen me Siirt Jetpa

Faza përgatitore e seleksionimit të talenteve kuqezinj, të udhëhequr nga trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka hyrë në ditën e pestë. Ndërkohë që dita e djeshme u është përkushtuar plotësisht seancave stërvitore, ku tekniku i përfaqësueses ka pasur mundësinë të merret personalisht me disa prej futbollistëve, të cilët kanë spikatur gjatë kësaj pjese të parë të fazës përgatitore, e cila po zhvillohet që prej 3 janarit në Belek, Antalia të Turqisë.
Për sa i përket seancës së paradites së djeshme, ekipi kombëtar bëri stërvitje, të cilat pasojnë edhe ndeshjen me Adanasporin, ku të rinjtë kuqezinj humbën me rezultatin 1-2. Në 20 minutat e para u aplikua vrapimi i lehtë dhe më pas ushtrime shkrythëse. Në këtë stërvitje nuk morën pjesë më kohë të plotë disa prej lojtarëve, të cilët u impenjuan maksimalisht në sfidën e së mërkurës në miqësoren ndaj skuadrës së Kategorisë së Dytë turke: Pisha, Lila dhe Muça e mbyllën stërvitjen më shpejt, pasi luajtën nga 90 minuta në ndeshjen e djeshme.
Vila nuk u stërvit me skuadrën për shkak të dëmtimit që pësoi me Adanasporit. Sulmuesi i NK Lokomotiva e Zagrebit, për shkak të dëmtimit gjatë miqësores, u detyrua të lërë fushën e lojës në pjesën e dytë. Përveç, ish-sulmuesit të Teutës, Bicaj, Gocaj, dhe Samina u stërviten veçmas me trajneri Josip Kuzhe për rreth 25 minuta, ndërsa pjesa tjetër me trajnerin Mustedanagiç, duke bërë goditje të ndryshme në portë.
Stërvitja e pasdites u zhvillua në palestër dhe pishinë për lojtarët. Ndeshja e radhës është caktuar që të luhet në hotel “Limra” më datë 9 janar në orën 15.00 me ekipin Siirt Jetpa, vendi i parë i Kategorisë së Dytë turke. Gjithsesi, nga burime pranë trajnerit kroat të Kombëtares, Kuzhe, është mësuar se ai ka ngelur i pakënaqur nga paraqitja e talenteve kuqezinj në miqësoren ndaj Adanasporit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›