E Diel, 1 Nëntor 2026

Busquets: Nuk ka panik në Barcelonë

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergio Busquets, thotë se nuk ka nevojë të bëhet panik pas fillimit zhgënjyes të vitit 2010 nga ana e blaugranëve.

Barca u ndalua me barazim nga Villarreali në takimin e të shtunës në kampionatin spanjoll, para se të humbasë në Kupën e Mbrtetit nga Sevilla në mesjavë.

"Kemi pasur fat të keq në fillim të vitit 2010, pa fituar asnjërën nga dy ndeshjen e luajtura, por nuk ka asgjë që ne të shqetësohemi", ka thënë spanjolli.

"Kundër Sevilla ne mund të kishim fituar në një ndeshje shumë të hapur. Durim. Jam i sigurt se rezultatet e mira do të fillojnë të vijnë së shpejti", ka thënë Busquets.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›