E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talentet shqiptarë e serbë, bashkë në futboll

Trajnerët e Verder Bremenit dhe të Bazel, bashkë me ata të FK Prishtinës, kanë filluar tashmë projektin e përbashkët në Kosovë për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë e serbë.

36 vajza dhe djem do të stërviten në futboll. Deri të enjten do të zhvillohet periudha e parë e projektit të ndarë me katër pjesë, i cili do të aplikohet për një vit.

Shqiptarët shkojnë në shkollë shqiptare dhe serbët në shkolla serbe. Ndërkohë që gjatë kohës kur marrin pjesë në projektin e mësipërm ata ndahen në grupe të përziera.

Gëzimi i përbashkët në futboll mendohet se do të lërë në haresë ndryshimet dhe urrejtjen mes tyre dhe kështu ata do të integrohen në një jetë së bashku.

“Është e mrekullueshme të shikosh se sa shpejt e përvetësojnë rolin e tyre këta të djem e vajza të reja”, thotë Bjërn Shirenbek, zëvendësdrejtori i akademisë së futbollit të Verder Bremen, kur tregon për punën e fëmijët. Ata ndahen në grupe 6 kundër 6 dhe ushtrohen kështu në shtrime të ndryshme futbollistike.

Qëllimi i këtij projekti në Kosovë është detajuar nga trajnerët e bashkëpunëtorët e Verder Bremen dhe Bazelit, të cilët drejtojnë edhe stërvitjet. Verder dhe Bazeli bëjnë pjesë prej kohësh në një shoqatë me programe të përbashkëta, “Skuadrat e Futbollit për Zhvillimi dhe Paqe”.

Ata kanë rënë dakord për aplikimin e një projekti të tillë pikërisht në Kosovë. Dy klubet e njohura evropiane synojnë t’u japin një mundësi për të ardhmen këtyre të rinjve, por edhe t’i edukojnë ata se suksesi arrihet vetëm nëpërmjet një punë të madhe. Gjithçka bëhet me mbështetjen e ambasadave gjermane e zvicerane.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›