E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, merkato për një 2009 krejt ndryshe

Dinamo, kampionia në fuqi e Shqipërisë, duket se është shumë larg asaj skuadre, e cila me plot meritë do ngrinte trofeun e më të mirit të kampionatit tonë në fundin e sezonit të kaluar.

Një gjë të tillë e konfirmon ecuria jo e mirë në këtë sezon, e cila si pas burimeve të besueshme brenda klubit të bluve, ka lënë të pakënaqur drejtuesit e lartë.

Në qendër të kritikave është pikërisht trajneri Zlatko Daliç, i cili mori me shumë bujë drejtimin e skuadrës në fillim të sezonit 2008-2009. Sigurisht që në momentin e prezantimit ai nuk premtoi se kishte “shkopin magjik” dhe do të bënte çudira, por askush nuk priste atë nivel të demonstruar nga skuadra ndërtuar prej tij në 16 ndeshjet e para.

Gjithsesi, blutë as nuk e çojnë ndërmend largimin e trajnerit, Daliç, pasi sipas tyre ndryshimi i shpeshtë i stolit nuk do të ishte aspak në të mirë të skuadrës.

Një tjetër pikë, ku e drejtojnë gishtin e fajtorit drejtuesit e lartë të Dinamos, janë edhe menaxherët e klubit, të cilët, sipas tyre, kanë afruar në klub lojtarë jocilësorë, të cilët mbajnë edhe një pjesë të fajit për zhgënjimin gjatë kësaj gjysme të sezonit. Të zhgënjyer nga kjo periudhë, ku edhe pse renditen të tretët në tabelën e klasifikimit (8 pikë larg Vllaznisë), kanë projektuar një lëvizje të bujshme në merkaton e dimrit.

Mësohet se përforcimet më kryesore priten nga Argjentina, Serbia, Kroacia etj. Gjithçka bëhet për të rikthyer Dinamon pretendente në luftën për titull. Këtë fundjavë blutë do të kenë një ndeshje të vështirë ndaj Vllaznisë.

Më 28 dhjetor marrin pushimet dhe më 8 janar me shumë mundësi do të nisen për në Antalia, ku do të zhvillojnë fazën përgatitore. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›