E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taler: BE të caktojë datën për Maqedoninë

Eurodeputeti raportues për Maqedoninë, Zoran Taler ka deklaruar se në mars të këtij viti këshilli i ministrave të vendeve të BE-së duhet të përcaktojë datën për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë. Për këtë arsye, eurodeputeti slloven ka paraqitur një sërë amendamentesh të reja në raportin e dorëzuar tek Komiteti i Punëve të Jashtme të PE. Por, sipas mediave maqedonase, në këtë raport nuk përmendet në asnjë pikë çështja e pazgjidhur e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Taler e ka vënë theksin tek integrimi evropian i Maqedonisë, si dhe ka vlerësuar qëndrimin e Athinës për integrimin e Ballkanit në BE brenda vitit 2014.
Më tej eurodeputeti ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e BE në dhjetor të 2009-ës për shtyrjen e datës së nisjes së negociatave.
Kjo sipas tij mund të sjellë në rëndimin e tensioneve të brendshme etnike dhe mund të ketë pasoja në stabilitetin e të gjithë rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›