E Shtunë, 31 Tetor 2026

Essien jashtë Kupës së Afrikës

Mesfushori i Ganës, Michael Essien, do të mungojë në ndeshjet e mbetura të përfaqësueses së tij në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi ka dëmtuar gjurin në stërvitje.
Dëmtimi i Essien është serioz, prandaj ekziston rreziku që ai të mungojë edhe në ndeshjet e Premier Ligës dhe ato të Ligës së Kampionëve me Chelsean.
Mjeku i përfaqësueses së Ganës ka thënë se mesfushori do të mungojë së paku një muaj, por mund të mungojë edhe më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›