Talibanët kërcënojnë Francën me sulme
Kabul (start)-Udhëheqës të grupit militant Taliban, nëpërmjet një video të transmetuar nga televizioni arab Al Arabiya, deklaruan se do të kryenin sulme mbi Paris, nëse Franca nuk tërheq trupat e saj nga Afganistani. Nuk është ende e qartë se kur është bërë regjistrimi. Ata morën gjithashtu përgjegjësinë për vrasjen e 10 ushtarëve francez në muajin gusht.
"Kemi vrarë sot 10 ushtarë francezë, si një mesazh për francezët që ata të mund t'i korrigjojnë gabimet e tyre dhe të tërhiqen nga Afganistani dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të dëgjojnë përgjigjen tonë në Paris", deklaroi në video një komandanti taliban i identifikuar si Mullah Farouq.