Barroso kërkesë Britanisë për krizën financiare
Bruksel (start)-Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso i kërkoi sot Londrës miratimin e masave të veçanta dhe të koordinuara për përballimin e krizës ekonomike. Sipas Barrosos Komisioni Evropian po përgatit një plan të ri veprimi që do të prezantohet me 26 nëntor.
''Kemi nevojë për një plan rizhvillimi buxhetor për Evropën, por ky nuk mund të jetë plani i vetëm për të gjithë vendet pasi po jetojmë momente të veçanta dhe në këto kohë janë të nevojshme masa të veçanta''-deklaroi kreu i komisionit evropian.
''Këto masa duhet të jenë aq të koordinuara për të evituar një krizë tjetër ekonomike. Kemi rrugë të gjatë për të bërë, por është e qartë se ne do të arrijmë një zgjidhje të mirë'', deklaroi Barroso pas samitit të G20-s në Uashington.