E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet më look-un më të keq për vitin 2011

Elona Demollari

Pavarësisht se janë yje të skenës, jo gjithmonë ato kanë shije në veshjet e tyre. US Weekly ka bërë renditjen e yjeve me look-në më të keq për vitin që po lëmë pas, ku përfshihen personazhe të njohura si këngëtarja Katy Perry, aktorja Vanessa Hudgens e shumë të tjerë. Listës ndër më të veshurat më keq i është shtuar dhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti. Sigurisht që nuk ka bërë pjesë në listën kryesore, ama është futur në listën e më të veshurave më keq gjatë ndarjes së ëmimeve Grammy Awards.

Bleiona ka dashur gjithnjë të jetë pjesë e showbizit amerikan dhe atij botëror. Sicc duket më në fund ka arritur të bëjë lajm dhe të renditet në liste me emra mjaft të famshëm të Hollivudit dhe yjeve të muzikës botërore, pavarësisht që përmendet si një ndër më të veshurat më keq. Komenti i bërë në një nga saitet ku janë publikuar fotot e më të veshurave më keq gjatë natës së Grammy Awards është: Bleona Qereti: Në mënyrë unanime ky është fustani më i shëmtuar i mbrëmjes. Ku po shkonte ajo?!

Pse gjatë festave të fundvitit preferohen të brendshme të kuqe?

Si ccod vit, me afrimin e festave të fund vitit, të brendshmet që vishen janë ato me ngjyrën e kuqe. Ne, sidomos ato më supersticiozet e ndjekim këtë modë, por shumë prej nesh nuk dinë arsyen se përse gjatë festave të fundvitit zgjidhen të brendshmet më ngjyrë të kuqe. Kjo traditë i ka rrënjët që në Romën antike, kur popujt antikë vishnin rroba të kuqe, për të simbolizuar fertilitet dhe bollshmëri. Në ditët e sotme, të veshësh të brendshme të kuqe është sinonim i sensualitetit, sidomos gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për këtë arsye, duke nisur nga muaji nëntor, secili nga ne ka parë vitrinat e dyqaneve të veshjeve intime që janë pushtuar nga ngjyra e kuqe.

Mundësitë e përzgjedhjes janë të ndryshme, nga modele super seksi, deri në modele tradicionale, nuk mungojnë as ato modelet e ëmendura, të cilat, sipas shitëseve të këtyre dyqaneve janë dhurata ideale për këto festa.

Janë një dhuratë ideale për këto festa. Shkaktojnë humor dhe në të njëjtën kohë ngjallin sensualitet dhe dëshirë- na shpjegon Ada, shitëse e një dyqani të veshjeve të brendshme.

Gisele Bundchen imazhi i ri i Versace

Ajo është imazhi i Givenchy, Pantene dhe H&M. Tanimë Gisele Bundchen ka marrë pjesë në një tjetër fushatë dhe këtë herë për Versace. 31 vjeçarja nëna e një fëmije duket plotësisht në përmasat e saja të supermodeles ndërsa po pozuar pranë një pishine në Sonoran të Kalifornias. Ajo ka mbajtur veshur elementë nga koleksioni pranverë/verë 2012.

154 mijë euro për një…ccantë!!!

Një çantë historike e Hermés, la Diamond Birkin, është shitur për një shifër record, plot 203.525 dollarë, ose rreth 154 mijë euro. Blerësi i saj është një koleksionist, që ka dashur të mbetet anonim. Çanta është e gjitha me lëkurë krokodili dhe me metale ari 18 karat, si dhe me diamantë. Kush thotë se jemi në krizë, duket se e ka gabim! Për pasanikët nuk ka kurrë krizë.

Xhinse që pastrohen me dritën e diellit

Kërkuesit kanë arritur të prodhojnë pantallona xhins që pastrohen vetë, thjesht duke u ekspozuar në dritën normale të diellit. Kjo nuk është diçka si nëpër filmat fantastiko-shkencor, sepse edhe më parë fabrikat kishin arritur të prodhonin një lloj të xhinseve që pastroheshin nën dritën e diellit, vetëm se rrezet duhet të ishin shumë të forta. Mirëpo, kësaj here efekti i pastrimit tek xhinset është edhe kur kemi një ditë krejt normale me diell. Shkencëtarët kinezë kanë përdorur një material, të quajtur dioksid titaniumi për këtë çështje. Ai përdoret gjerësisht në industri për vetëpastrim në rastin e bojërave, dritareve, grilave, etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›