E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet raporti, shkeljet ne denimin e Xhuvanit

Nje person qe ka vrare dhe qe i jane atribuuar dy akuza penale, vrasje dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake, duke i shtuar edhe kohezgjatjen e fshehjes ndaj hetimit, trajtohet me nje politike penale minimaliste dhe per me teper nuk eshte bere as individualizimi i denimit midis te pandehurve. Keshtu evidentohet ne raportin qe ka perpiluar drejtoria e Pergjithshme e Ceshtjeve te Drejtesise e Ministrise se Drejtesise. Raporti qe ka siguruar "Koha Jone", publikohet me poshte dhe nxjerr ne pah shkeljet sipas MD ne denimin me dy vjet burgim per vrasje, te Konstandin Xhuvanit, djali i deputetes se Partise Socialiste dhe aktores Luiza Xhuvani. "Eshte e papranueshme perfundimi i hetimeve paraprake, duke paraqitur akuze te ndryshme nga sa ishte proceduar deri ne ate moment, brenda dites nga prokurori dhe pa asnje arsyetim", - thekson raporti.

MINISTRIA E DREJTESISE

Drejtoria e Pergjithshme e Ceshtjeve te Drejtesise

R A P O R T

MBI INSPEKTIMIN NE PROKURORINE PRANE GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR TIRANE DHE NE GJYKATEN E RRETHIT GJYQESOR TIRANE PER VERIFIKIMIN E PROCEDIMIT PENAL NR 597 DATE 13.2.2011

Te dhena te pergjithshme

Drejtoria e Pergjithshme e Ceshtjeve te Drejtesise, bazuar ne urdhrin nr. 8126, date 23.11.2011, te Ministrit te Drejtesise "Per ushtrim inspektimi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane", ne datat 23-24.11.2011, ushtroi kontroll ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Objekt i ketij inspektimi ishte kontrolli i ligjshmerise se veprimtarise se prokurorit gjate procedimit penal nr. 597 te vitit 2011 ndaj te pandehurve K.Xh. e A.Z., me hetime paraprake te perfunduara nepermjet dergimit te ceshtjes ne gjyq ne daten 14.07.2011. Gjithashtu, ky inspektim pati si objekt kontrollin e veprimeve procedurale gjyqesore te kryera qe nga regjistrimi i procedimit penal ne gjykate deri ne dorezimin e fashikullit ne sekretari, pas dhenies se vendimit perfundimtar gjyqesor.

***

Kontrolli u ushtrua ne perputhje me nenin 6, pikat 7, 8, 9, 10 te ligjit nr. 8678, date 14.05. 2001 "Per organizimin dhe funksionimin e Ministrise se Drejtesise", i ndryshuar, me nenin 56 shkronja "b" te ligjit nr. 8737, date 12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar, me nenin 31 te ligjit nr. 9877, date 18.02.2008 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise" dhe me nenin 31 te ligjit 8811, date 17.05.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise", i ndryshuar. Sipas ketij kuadri ligjor, Ministria e Drejtesise kontrollon ligjshmerine e veprimtarise se prokurorise dhe inspekton gjyqtaret, me qellim respektimin e Kushtetutes, ligjeve, realizimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore, si dhe kontribuimin ne parandalimin e shkeljeve te ligjit.

Inspektimi zgjati 2 dite nepermjet njoftimit paraprak te Prokurorit te Pergjithshem, Drejtuesit te Prokurorise, Drejtuesit te Dhomes Penale te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane (te caktuar nga kryetari i Gjykates), si dhe kontrollit te regjistrave penale te vitit 2011 per identifikimin e akteve te procedimit objekt inspektimi. Pas identifikimit, u analizuan te gjitha aktet e procedimit penal dhe u terhoqen aktet e nevojshme, nepermjet fotokopjimit per efekt dokumentimi. Gjithashtu jane pyetur edhe subjektet e inspektuara. Ne vijim, materiali i grumbulluar, iu nenshtrua analizes dhe ballafaqimit te veprimeve procedurale me kerkesat te legjislacionit ne fuqi lidhur me proceduren penale te hetimit dhe gjykimit te nje procedimi penal (Kushtetutes, KEDNj-se, Kodit te Procedures Penale, Kodit Penal, si dhe legjislacionit sektorial per organizimin dhe funksionimin e prokurorise e te pushtetit gjyqesor).

Konkretisht, jane kontrolluar veprimet e prokurorit dhe te gjyqtarit sipas kesaj rrjedhe procedurale ligjore:

Politika penale e ndjekur nga prokurori ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor;

Paraqitja e kerkeses se prokurorit per gjykimin e ceshtjes penale me fashikullin e gjykimit dhe regjistrimi i ceshtjes ne gjykate sipas nenit 333 te K.Pr.Penale;

Procedura e organizimit te shortit sipas nenit 9 te ligjit nr. 9877/2008 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise" dhe vendimit te K.L.D-se nr. 238/a/1/2008 "Per procedurat e ndarjes me short te ceshtjeve gjyqesore";

Procedura e shqyrtimit te ceshtjes, qe nga koha e caktimit te seances se pare gjyqesore deri ne shpalljen e vendimit perfundimtar te ceshtjes sipas neneve 333 e vijues te K.Pr.Penale, si dhe rregullave te procedurave te gjykimit te shkurtuar te parashikuara ne 403 e vijues te K.Pr.Penale;

Procedura e depozitimit te vendimit perfundimtar dhe e fashikullit te gjykimit, sipas nenit 113 te K.Pr.Penale;

Procesi i analizes dhe i perpilimit te raportit eshte kontrolluar dhe rishikuar ne rruge hierarkike brenda Drejtorise se Pergjithshme te Ceshtjeve te Drejtesise.

***

Ne nje shtet te se drejtes merr rendesi paresore politika penale ne rastin kur cenohet nga vrasjet e drejta kushtetuese themelore e jetes, pa te cilen asnje e drejte tjeter themelore nuk mund te ekzistoje. Nje politike e padrejte penale ndaj marrjes se jetes se shtetasve eshte absolutisht e papranueshme ne nje shtet, ku sundon ligji dhe ku siguria publike duhet te ekzistoje. Ne rastin konkret ne Prokurorine Tirane konstatohet politike jo e drejte penale dhe standard i dyfishte denimi per vepren penale te vrasjes. Ne kerkesen e prokurorit per caktimin e mases se denimit nuk jane analizuar te gjithe elementet e figures se vepres penale dhe konkretisht rrezikshmeria shoqerore e veprave penale, fakti i fshehjes per nje fare kohe te te pandehurit nga hetimi, lloji dhe marzhi i denimit, fakti qe i pandehuri akuzohet per me shume se nje veper penale. Nje person qe ka vrare dhe qe i jane atribuuar dy akuza penale (vrasje e mbajtje pa leje te armeve luftarake), duke i shtuar edhe kohezgjatjen e fshehjes ndaj hetimit trajtohet me nje politike penale minimaliste. Per me teper nuk eshte bere as individualizimi i denimit midis te pandehurve. Eshte e papranueshme pabarazia ne trajtimin e subjekteve te procedimit penal, qe nuk eshte asgje tjeter, pervecse shkelje e drejtperdrejte e Kushtetutes. Eshte per t'u theksuar se nuk eshte ndjekur nje politike e njejte denimi per te njejten veper penale, te kryer ne rrethana te njejta apo te peraferta nga te pandehur te ndryshem1. Ky qendrim i mbajtur nga prokurori i seances/ceshtjes dhe i miratuar nga drejtuesi i Prokurorise Tirane ndikon ne dobesimin e luftes kunder kriminalitetit, si dhe bie ndesh me rekomandimet vjetore te dhena nga Keshilli i Ministrave per kete qellim. Per me teper, ky qendrim keqorienton edhe gjykaten ne vendimmarrjen e saj ne gjykimin e ceshtjes, duke marre ne konsiderate qe sistemi yne penal eshte inkuizitor, me elemente te akuzatorit, ne te cilin prokurori ka rolin qendror te perfaqesimit te shtetit per akuzen dhe hartimit te politikes penale. Politika penale e ndjekur nga Prokuroria Tirane ne rastin konkret jep sinjalin me negativ sepse sulmon drejtperdrejt dhe ne menyre agresive sigurine publike te qytetareve. Kunderpergjigjja e institucioneve publike ne keto raste duhet te jete e menjehershme dhe efektive. Eshte e papranueshme perfundimi i hetimeve paraprake, duke paraqitur akuze te ndryshme nga sa ishte proceduar deri ne ate moment, brenda dites nga prokurori dhe pa asnje arsyetim.

***

Perdorimi i te gjitha mjeteve te kerkimit te proves eshte detyrim me ligj per te grumbulluar e fiksuar cdo element te vlefshem per rindertimin e faktit dhe per individualizimin e fajtorit. Ne rastin konkret ne Prokurorine Tirane nuk eshte permbushur ky detyrim ligjor. Eshte marre ne pyetje vetem i pandehuri dhe cuditerisht asnje prej te demtuarve nuk eshte pyetur. Kjo tregon ne menyre te dukshme se eshte pranuar versioni hetimor i ngritur nga i pandehuri, pa marre ne konsiderate as mundesine e ekzistences se nje versioni te kundert me te. Sipas neneve 327 e vijues te K.Pr.Penale, prokurori pasi shqyrton aktet dhe cmon se hetimet jane te plota, ngarkon policine gjyqesore per njohjet e te pandehurve me aktet e procedimit penal dhe vendos sipas ligjit. Per menyren e perfundimit vihet ne dijeni policia gjyqesore. Kjo formule ligjore bashkepunimi strukturor midis prokurorit dhe policise gjyqesore synon perfundimin e hetimeve paraprake ne perputhje me ligjin dhe faktet e grumbulluara gjate hetimit paraprak. Per kete shkak, policia gjyqesore i dergon aktet prokurorit bashke me nje relacion shpjegues per faktin dhe provat, duke i sugjeruar edhe menyren e perfundimit te ceshtjes. Mirepo ne rastin konkret, ne kundershtim me sugjerimin e policise gjyqesore per procedimin sipas akuzes se vrasjes se kryer ne gjendje te tronditjes se forte psikike, prokurori ka proceduar, brenda dites, ne menyre te atecastme, pa asnje arsyetim per papranueshmerine e sugjerimit te policise gjyqesore, me akuzen e vrasjes ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Keto veprime te prokurorit nuk perputhen me gjendjen e faktit sepse te dhenat tregojne qe i pandehuri ka qene ne vendngjarje i armatosur paraprakisht.

Ne lidhje me Drejtuesin e Prokurorise, atij i jepet nje rol qendror ne hetimin e veprave penale. Prokurori i ceshtjes duhet te diskutoje paraprakisht me drejtuesin e Prokurorise, kerkesat per caktimin e masave te sigurimit, kerkesat per ndryshimin ose revokimin e tyre, vendimin per zgjatjen e afatit hetimor dhe kerkesat per zgjatjen e paraburgimit si dhe kerkimet ne konkluzionet perfundimtare per deklarimet e fajesise dhe caktimin e llojit dhe mases se denimit me synim per te parandaluar pasojat qe mund te shkaktoje vendimmarrja e pabazuar ne ligj dhe ne prova. Drejtuesi i Prokurorise Tirane, ne cilesine e hallkes me te larte pergjegjese per politiken penale ne kete juridiksion, brenda dites ka miratuar kerkesen e prokurorit te ceshtjes per dergimin e ceshtjes ne gjyq per nje veper penale te ndryshme nga ajo e referuar fillimisht dhe te ndryshme edhe nga ajo e sugjeruar nga policia gjyqesore ne perfundim te hetimit paraprak. Nga ana tjeter, prokurori i rrethit ka vonuar dergimin administrativ ne Gjykate te ceshtjes penale per dy muaj, pa asnje shkak te dokumentuar. Rrjedhimisht, kjo sjellje ka vetem nje perfundim: Vonesa eshte perdorur per te harruar ne publik ngjarjen e ndodhur. Ne kete rast drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›