E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Bregu: mundesite para qershorit Rozeta Rapushi

Nese partite politike arrijne te permbushin te 12 rekomandimet e Komisionit Evropian, te gjitha mundesite jane qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat para qershorit te vitit te ardhshem. Keshtu u shpreh dje, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pas takimit te grupeve te punes se institucioneve lidhur me rishikimin e planit te veprimit per 12 prioritetet e Komisionit Evropian. "Persa i perket dates se anetaresimit te Shqiperise ne BE, proces drejt te cilit eshte dhe statusi i vendit kandidat, nuk eshte nje date qe e percakton politika shqiptare dhe faktori shqiptar. Por, vonesat ne plotesimin e detyrimeve, e vonojne kete date, sikurse ndodhi dy vjet me pare. Besoj qe nese cdo gje arrin te realizohet brenda pranveres, te gjitha mundesite jane te aferta per Shqiperine", tha Bregu. Sipas saj, eshte Keshilli Evropian i dhjetorit, i pranveres apo paketa e zgjerimit te tetorit, kjo mbetet ne axhenden e Komisionit apo te Keshillit Evropian. E rendesishme, sipas Bregut, eshte qe Shqiperia, te tregoje se po realizon detyrimet e saj. "Ne momentin qe Shqiperia tregon se po realizon detyrimet, atehere datat do te jene me te afertat e mundshme", nenvizoi ministrja. Sipas saj, angazhimi per te permbushur deri ne mars ose pranvere, duke pasur parasysh ketu nisjen nga puna te komisionit te reformes zgjedhore, komisioni ad hoc per funksionimin e Parlamentit dhe njekohesisht, zbatimin e 12 rekomandimeve, jane baza per hapjen e negociatave, jo per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ndaj, ministrja tha se angazhimi i politikes shqiptare ne permbushjen e ketyre detyrimeve eshte nje sinjal qe i tregon Evropes se jemi te gatshem te bashkepunojme. "Me zgjedhjen e Avokatit te Popullit eshte hequr nga lista njeri prej 12 rekomandimeve te KE-se, gjithe lista duhet te shkoje ne nje numerim mbrapsht, rekomandimet duhet te ezaurohen, kjo eshte ajo qe ka rendesi per mua", theksoi ministrja. Per te, tashme, eshte bere zakon te thuhet se duhen zbatuar 12 prioritetet, por tashme nuk jane aq. Takimi i djeshem, zhvillohet pas atij te dates 12 dhjetor, kur ministrja Bregu e shoqeruar nga stafi teknik, paraqiten ne komisionin parlamentar te integrimit, dy drafte te metodologjise per rishikimin e planit. Po ashtu, me date 13 dhjetor iu dergua zyrtarisht komisionit te integrimit drafti i pare, sipas skemes se perzgjedhur nga anetaret e komisionit, ndersa me 14 dhjetor iu dergua kalendari qe percakton detajet e procesit te rishikimit te planit deri ne finalizimin e tij. "Presim qe planin e rishikuar te veprimit ta rikthejme ne komision te integrimit pas konsultimit me shoqerine civile ne janar te 2012-es. Kjo do te thote qe do te jemi gati per ta derguar prane sherbimeve te Komisionit Evropian, diku nga fillimi i shkurtit 2012", tha Bregu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›