E Diel, 1 Nëntor 2026

Tangoja e fundit në PS, dueli Gjinushi-Rama

Tangoja e fundit në PS. Ishte thirrur. Apo shkoi vetë? Nata qeth ditën, thonë pleqtë. Ndërsa Gjinushi s’ndezi të fundit cigare në PS. A e kishte me vete shishen e benzinës, për t’i yshtur që PS të mos hynte në parlament. Dhe këtë thoshte njeriu i intrigave. Për një orë e gjysëm, brenda në PS, çfarë mund të bënte Gjinushi, përveçse t’i mbushte mendjen se me kalkulimet e veta prej matematikani, njëfarësoji si në kohën e fushatës, PS sipas tij dilte fituar. Unë s’jam, që s’jam në parlament, ka logjikuar Gjinushi. Ti s’je, që s’je në parlament i ka thënë Ramës, po ata çfarë duan të shkojnë atje. Me këtë logjikë inatçore, karshi parlamentit, Gjinushi realizonte inatin karshi votuesit shqiptar, që nuk i dha votë. Ndërkaq ai mbante peng dhe larg kuvendit, edhe 64 burra e gra socialistë. Gjinushi ishte thirrur thanë zërat, që t’u jepte mend. Gjinushi e hoqi shtruar vallen. E  nëse valle s’ishte, tango patjetër ka qenë. Dredhitë e Gjinushit janë të shkruara në hark të vetëtimës. Madje pëlliti në një qoshk. Nëse mendje duhej, vetëm e Gjinushit s’hynte kësaj here... Nëse duhej mendje socialistët kanë me bollëk, kanë madje edhe shkrimtare shumë të mirë, intelektualë të kohëve perëndimore. Gjinushi është si puna e atyre nëendetëseve që unë i shoh përditë në Pashaliman. Karakatina lidhur pas bordit se mos mbyten. Nostalgjikët vijnë për t’i parë. Ku janë nëndetëset e prodhuara në Baku? Vijnë era ndryshk vëlla, ndryshk. Direk më tej i anijes së mbytur, dëshmi vajtimtare e të fikurve. Atëherë kur ishin rusët në Pallatin e Kulturës kërcehej tango sa çahej nata. Por në 1961 ikën dhe atë natë u kërcye tangoja fundit. Si ishte e sojit Gjinushi-Rama? Bojkotim me uturimë tankesh gjinushiane. Ju socialistë që as qeshni, as dhe qani. Por e di që shpirtrat tuaj dërgojnë gulçe dëshpërimi duhet t’i kuptoni se kalkulimet e Gjinushit s’janë gjë tjetër veçse rrënim për ju, për të tjerët... Largimi nga parlamenti është një mur që Edvini po i vë të zgjedhurve të popullit prandaj kërkon që nismën e tij si ai lumi që si fishkëllimë rënkon, hallakatur natë e terr, me ndihmën e Gjinushit ta bëjë realitet. “Tangoja e fundit ne PS” - dueti Gjinushi-Rama nuk ishte gjë tjetër përveçse një lloj tangoje labçe, ku këmbët i hidhnin e gjithçka i bënin njëlloj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›