Tani si gjithë tjerët, Kristina do të ecë pas ndërhyrjes në Itali
Ëndrrat e saj nuk ishin të njëjta me fëmijët e tjerë, madje ushqente vazhdimisht vetëm një dëshirë që ndoshta një mrekulli mund ta shëndërronte në realitet. Një jetë të shëndoshë, të ecte e lirë dhe të krahasohej me çdo njëri që cilësohet normal. Është fjala për 14- vjeçaren Kristina Agalliu, e cila një vit më vonë kjo dëshirë ju kthye në realitet, pas një ndnërhyrje të specializuar mjeksore në klinikat italiane. Sot ka ditë me diellë për Kristinën, gjë që u vërtetua edhe gjatë një vizite të kryer nga ministri i shëndetësisë Petrit Vasili në shtëpinë e adoleshntes në Berat. Vasili e ka cilësuar këtë rast specifik, jo vetëm për sëmundjen e saj të rrallë, por edhe për marrëdhëniet e forta të ndërtuara me shtetin fqinj Italinë për raste të tilla.
Nga ana tjetër, gjyshi i 14-vjeçares është shprehur i lumtur për këtë mundësi të dytë, dhënë mbesës së tij, ndërsa vetë Kristina ka treguar edhe vështirësitë e ndeshura deri më tani.
Më herët, ministri Vasili ka garantuar se së shpejti pritet të instalohet një aparaturë moderne skaner si dhe Eko-Kardiake, e munguara prej 20 vitesh në spitalin rajonal të Beratit. Lajmi ëhstë konfirmuar gjatë një takimi të zhvilluar nga Ministri Vasili me punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat si dhe me drejtorët e qendrave shëndetësore në këtë qytet. Duke bërë një rezyme të përgjithshme të punës së bluzave të vardha në qarkun e Beratit, kreu i Shëndetësisë lajmëroi investimin e aparaturave për spitalin rajonal, si pjesë e buxhetit të qeverisë ku ka theksuar se tashmë pacientët nuk kanë nevojë të shpenzojnë në Tiranë e më gjerë për shërbime të tilla.
?