Tanja Fajon Forcat politike te pranojne rezultatin e 8 Majit
“Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë një test për pjekurinë politike të vendit. Është shumë e rëndësishme për të gjitha forcat politike në vend që të tregojnë se këto zgjedhje janë vërtet serioze, që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Kështu ka pohuar gjatë një interviste për “ABC News” eurodeputetja e njohur, Tanja Fajon, duke shtuar se shpreson që Shqipëria të tregojë zotësinë e saj duke zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Kjo pasi nuk është vetëm një test për pjekurinë politike por edhe për treguar, se vendi është i angazhuar që të ndjekë reformat e integrimit.
Shqipëria ka hasur shumë probleme në të kaluarën dhe sinqerisht shqiptarët nuk e meritojnë këtë”, pohon ajo.
Ndërkaq, Fajon nuk do që të flasë për skenarë negative pas zgjedhjeve.
“Unë pres që secila forcë politike të pranojë rezultatin, që rezultatet të jenë të ndershme dhe që Komuniteti Ndërkombëtar me të gjithë vëzhguesit, duke përfshirë këtu edhe Parlamentin Europian të jetë në gjendje që të thonë në fund të zgjedhjeve, se rezultatet janë këto dhe asnjë nuk do t’i cënojë ato. Është shumë e rëndësishme për pjekurinë politike të vendit”, deklaron ajo.
Duke përfunduar se “shpreson që të ketë një erë të re në Shqipëri, që Shqipëria të provojë që është një vend serioz dhe i besueshëm dhe të tregojë një fytyrë tjetër të saj. Fatkeqësisht, muajt e fundit, ne e kemi parë Shqipërinë që të bëjë hapa prapa në vend që të avancojë, ndaj shpresoj, që pas zgjedhjeve do të nisë sërish një periudhë pozitive dhe që Shqipëria të shënojë progres substancial në integrimin evropian”.