Tanja Fajon, model për mendjet e hapura të rajonit të Ballkanit!
Jo në shumë raste më parë ka ndodhur të ketë një inisiativë të ngjashme me atë të Euro-Parlamentares Sllovene Fajon që të ketë origjinë ballkanike dhe të përfitojë shqipëria.
Më në fund rajoni Ballkanit me “modelin Fajon” arriti të krijojë një preçedent të ri i cili jo vetëm i jep më shume dinjitet vetë rajonit por bëhet gjenerator i energjive pozitive. Fajon është një model për mendjet e hapura në Ballkan që nuk mungojnë, por që fati i deritanishëm iu ka siguruar mbi-egzistencën si zgjedhjen më të mirë në këmbim të inisiativave të guximshme me karaktër rajonal. Dimensioni i Fajon kalon kombësinë, ofron hapjen, heq muret e nacionalizmave dhe i zëvendëson më lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin ekonomik, çliron mendjen nga varësitë dhe ndërvaresitë që kanë ndihmuar në dominimin e sjelljes rajonale më shumë armiqësore se sa miqësore.
Tanja Fajon ofroi një model, i cili këkonte mendje të hapur por edhe ekspertize dhe argument. Ajo ja doli me sukses! Ky është një lajm i mrekullueshem jo vetem për shqiptarët, por për të gjithë rajonin e Ballkanit!
Ajo vuri një gur shumë të rëndësishëm në themelin e frymës bashkëpunuese dhe miqësore rajonale. Fajon kapërceu thashethem-najën ballkanike. Ajo mposhti preçedentin negativ të mbështetur mbi xhelozi dhe ndarje etnike. Fajon foli shumë me inisiativën e saj. Veprimi saj thotë më shumë se sa ajo vetë tha. Ajo i dha një dimension të ri inisiativës rajonale nga e cila kanë çfarë të mësojnë edhe vetë europiano-perendimorët. Inisiativa e Fajon në një rajon që ka kaluar një seri konfliktesh dhe pas tyre Dejton, Rambuje, Ohër etj, është një vlerë unikale edhe për faktin se është shumë e vonuar në kohë parë në kontekstin rajonal dhe ndëkombëtar, natyrisht kurrë në atë individual.
Skeptikët dhe kritikët apo ata që kanë sado pak nihilizem në karakter mund të thonë me mendjelehtësi që ky propozim është edhe në vazhdën e interesave të vendit të saj, Sllovenisë kur i referohemi dimensionit ekonomik. Kjo, jo vetëm që nuk i’a ul vlerën dhe dimesionin madheshtor inisiativës së Euro-deputetes Fajon por përkundrazi ja shton vlerën, duke patur parasysh begraundin historik të rajonit që në shumë raste mund të përkufizohej më frazën: “Mjafton të mos fitojnë të tjerët apo në veçanti Shqiptarët”, argument ky që mjaftonte për ta kycur, apo deformuar çdo inisativë që mund të kishte interes ndonçse shumë-palësh dhe shumë-planësh.
Fajon e hapi rrugën, prandaj mendoj se kushdo në këtë rajon që ndjen se modeli Fajon i “duhej” nuk duhet të ngurrojë të guxojë me inisativa me interes rajonal. Ballkani me energjinë dhe resurset, larminë etno-kulturore dhe historinë sfiduese, me mendje të hapura si të Fajon mund të kthehet në një rajon shumë interesant dhe atraktiv për çdo popull në çdo cep të globit. Qartësisht edhe një përfituese e madhe nga një kthesë historike e brendshme, ku energjia të harxhohet për të gjeneruar ide dhe inisiativa positive dukë mbyllur njëherë e mirë- kapitullin e perifrazuar “ Ballkani fuçi baruti”. Kushdo mund të imagjinonte nese energjitë e rajonit do të viheshin në funksion të inisiativave dashamirësi si ajo e Fajon.
Shumë shpejt ai mund të ishte rajoni shumë i dëshiruar për tu vizituar dhe sigurisht edhe me standartet e lakmuara prej shekujsh nga qytetarët ballkanikë.
Imagjinoni nese inisiatiava të tilla do të ishin në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve, traditave, kulturës, zbardhjes dhe pranimit të vërtetave historike apo pranimit të gabimive të së shkuarës në mënyrë reciproke, çfarë energjie positive dhe çfarë ambjenti bashkëpunues dhe miqësor do të kishte rajoni.
Natyrsiht kjo kërkon shumë guxim, dhe mendje të hapura, por një gjë është e sigurtë të gjithë do fitonin pamvarësisht humbjeve të vogla nga pompoziteti apo protagonizmi jo në pak raste i motivuar dhe me qëllim forcimin përsonal dhe legështimin kolektiv të të gjithëve që ndodheshin për-rreth. Mendoj se nga ky model duhet të frymëzohen shumë mendje edhe në rrathët e politkës Serbe, apo Maqedone, Malazeze apo Boshnjake, Shqiptare apo Kroate, pse jo Greke, Bullgare apo Rumune.