E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Droutsas takon Ramën: Ju mbështesin për në BE

TIRANE- Në ditën e vizitës së tij në Tiranë zv ministri i Jashtëm grek Dimitris Droutsas ka takuar kreun e PS-së njëherazi kryebashkiak te Tiranes Edi Rama. Pas takimit që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës Rama tha se kishte informuar zyrtarin e lartë grek për zhvillimet më të fundit në vend.

“Ishte një kënaqësi e vecantë që të prisja sot në Tiranë përfaqësuesin e parë të qeverisë së re greke, të shkëmbeja me të qoftë kënaqësinë jo vetëm timen dhe të partisë që unë drejtoj, por dhe të gjithe emigrantëve në Greqi që u gëzuan seriozisht për fitoren e mikut tonë Papandreu dhe njëkohësisht të informoja lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri.”- deklaroi Rama për gazetarët pas takimit
Nga ana e tij zv ministri grek Dimitris Droutsas tha se ndien kënaqësi që takon në Tiranë Edi Ramën,një mik të Greqisë por dhe mik të tij personal.

“Pata rastin të percjell edhe njëherë mesazhin e Greqisë se Shqipëria dhe gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë dhe duhet ta shohin të ardhmen e tyre në BE, në familjen e përbashket europiane. Greqia do të jetë një partner aleat dhe nje mik i juaj, dhe në këtë rrugë demokracia dhe gjithë procedurat demokratike duhen respektuar”- tha Droutsas.

Një ditë më parë zv ministri i Jashtëm grek u takua me autoritet më të larta në vend si kryeministrin Berisha dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›