Grabitja e sllovenëve, pranga autorëve

Kanë përfunduar në pranga të dyshuarit si autorë të grabitjes së 4 shtetasve sllovenë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur Kthesa e Thumanës, në aksin Fushë Krujë-Laç.
Policia informon se janë arrestuar dy prej grabitësve, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i tretë ishte prangosur gjatë pasdites së të shtunës. Emrat e të arrestuarve janë Gazmend Kulla dhe Ymer Hila.
Sllovenët të cilët punonin për një projekt në Shqipëri po udhëtonin nga Apollonia drejt qytetit të Shkodrës.
Tre grabitësit ishin shtirur si oficerë të antidrogës dhe pasi i kishin ndjekur pas me makinën e tyre, rreth orës 04.00 të së premtes i kishin bërë me shenjë të ndalonin te Kthesa e Thumanës.
Më pas i kanë urdhëruar të dilnin jashtë duke i grabitur makinën dhe të gjitha sendet personale, bizhuteritë, dhe paratë që ndodheshin në mjet. Gjatë marrjes në pyetje të shtetasve sllovenë është deklaruar se grabitësit nuk kanë ushtruar dhunë dhe nuk kanë pasur armë me vete.
Pak kohë më vonë policia kishte arritur të gjente në flakë mjetin me të cilën grabitësit kishin ndjekur nga pas shtetasit sllovenë. Nga verifikimet hetimore kishte rezultuar se mjeti ishte vjedhur në kryeqytet.