E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi asnje rast i prodhimit te eurove false

20-10-2010 / Gazeta 55

Ministri i Brendshem Lulzim Basha

Ministri i Brendshem Lulzim Basha dha garanci te plote dje se ne Shqiperia nuk eshte vend prodhimi i eurove false. Duke e konsideruar si dukuri kriminale fenomenin e falsifikimit te monedhes euro Basha tha se kjo ndikon negativisht ne menyre te drejtperdrejte ne sistemin financiar e te kreditit te vendeve te eurozones por dhe te vendeve te tjera ku kjo rezerve monetare luan nje rol te vecante. Keto deklarata ministri i Brendshem i beri gjate takimit me ekspertet e prokurorise te ardhur nga 20 vende nje takim i zhvilluar nga Prokuroria e Pergjithshme ne bashkepunim me ministrine e Brendshme te vendit dhe ministrine e Brendshme te Bavarise. Ne fjalen e tij Basha vuri ne dukje se ky takim do ti sherbeje strategjive te luftes kunder ketij falsifikimit te euros ne vendet respektive dhe forcimit te bashkepunimit.
Sipas tij vitet e fundit Qeveria shqiptare ka ndermarre hapa te rendesishem per reformimin e gjithanshem te Policise se Shtetit me qellim qe tju pergjigjet ne menyre sa me te pershtatshme dhe efektive sfidave aktuale dhe atyre te se ardhmes ne fushen e rendit e sigurise ne vend.
Per te luftuar kete aktivitet kriminal ministri Basha beri me dije se ne Policine e Shtetit jane ngritur struktura policore te specializuara te cilat jane shtrire dhe funksionojne nga qendra deri ne njesite me te vogla policore te terrenit.
Ministri Basha tha nderkohe se policia e shtetit bashkepunon me prokurorine nen drejtimin e se ciles jane krijuar njesite Task Force ne qytetet kryesore te vendit per ndjekjen dhe hetimin me perparesi te veprave penale ne fushen ekonomiko-financiare nje bashkepunim ky qe vijon edhe me Banken e Shqiperise per analizimin e monedhave dhe ndihmen ne kete hetim.
Ministri ne kete kontekst ka ilustruar punen e policise ne kete drejtim me duke permendur tre operacione te finalizuara me sukses ne Tirane si operacioni Euromat ku jane sekuestruar 1666 kartemonedha te prerjes 20 euro dhe jane arrestuar dy persona nderkohe qe dy te tjere jane shpallur ne kerkim operacioni Graniti ku jane sekuestruar 730 kartemonedha te prerjes 100 euro dhe jane arrestuar 13 persona ndermjet tyre 2 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar Operacioni Graniti 2 ku jane sekuestruar 500 kartemonedha te prerjes 100 euro dhe jane arrestuar 11 persona ndermjet tyre 2 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar.
Ministri ka permendur ketu edhe nje operacion ne qytetin e Durresit i koduar Vollga permes te cilit u sekuestruan 97 kartemonedha te prerjes 20 euro dhe jane arrestuar 2 persona ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim.
Po keshtu ne qytetin e Shkodres nje tjeter operacion i suksesshem i koduar Mysafiri sekuestroi 42 kartemonedha te prerjes 50 Euro dhe u arrestua 1 shtetas shqiptar.
Hetimet dhe analiza e rasteve te evidentuara per falsifikim te monedhes se perbashket europiane provojne se deri me sot ne Shqiperi nuk eshte identifikuar asnje rast i prodhimit apo fabrikimit te eurove false. Gjithashtu sipas te dhenave policore e hetimeve te kryera eurot e falsifikuara kane hyre ne vendin tone kryesisht nga kufijte lindore ndersa pjesetaret e grupeve kriminale kane qene shtetas shqiptare malazeze kosovare e maqedonas deklaroi ministri i Brendshem Lulzim Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›