LSI i pergjigjet e para Tryezes se Reformes - Edvini hesht nga paniku i votes

Kryetari i mazhorances ka klasifikuar si baze per diskutim ne tryezen partiake rekomandimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR. LSI i pergjigjet e para apelit megjithate opozita shfaqet e tronditur dhe e turbulluar jo vetem shpirterisht por se pari politikisht. Ajo i trembet 8 majit si djalli temjanit...
Pas apelit te djeshem kreu i mazhorances dhe njeherazi kryeministri Sali Berisha i eshte drejtuar dje me nje ftese zyrtare partive politike ne vend si dhe shoqerise civile per te marre pjese ne tryezen politike qe do te zhvillohet diten e premte per zgjedhjet e ardhshme vendore. Letra e Berishes vjen pas deklaratave te krereve te partive politike ne vend ku kreu i PS-se Edi Rama deklaroi se nuk do te marre pjese pa u zgjidhur transparenca e zgjedhjeve. Kesisoj opozita ka mbajtur qendrimin e saj fillestar per te kushtezuar cdo reforme me pretendimet dashakeqe pavaresisht angazhimit te mazhorances dhe perfaqesuesve nderkombetare per nisjen nga puna te hartimit te reformes zgjedhore.
Ne letren drejtuar kryetareve te Partise Socialiste Partise Levizja Socialiste per Integrim Partise Republikane Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Partise Drejtesi dhe Unitet kryeministri Berisha i fton drejtuesit e partive parlamentare te marrin pjese ne takimin e iniciuar nga Partia Demokratike. Me lejoni qe permes kesaj letre tju ftoj ne nje takim te forcave politike parlamentare dhe te shoqerise civile per te nisur punen dhe debatin per shqyrtimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-t per zgjedhjet e ardhshme shkruan kryeministri ne letren drejtuar forcave politike.
Kreu i qeverise thekson se baze per diskutim do te jene rekomandimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR-te te dates 14 shtator 2009 per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare.
Tryeza politike vijon letra e kryeministrit mbetet e hapur per propozime dhe sugjerime te cilat do te permiresojne me tej kuadrin zgjedhor ne Shqiperi.
Me kete ftese Kryetari i Partise Demokratike i eshte drejtuar edhe organizatave shqiptare qe perfaqesojne Shoqerine Civile ne vend.
Po ashtu Berisha ka ftuar ne kete tryeze debati e pune Shoqaten per Kulture Demokratike Agjencine per Administrimin e Zgjedhjeve ECA Organizaten KRIIK Albania Grupin Shqiptar te te Drejtave te Njeriut Komitetin Shqiptar te Helsinkit dhe Institutin Shqiptar per Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore.
Tryeza politike per reformen zgjedhore do te mbahet diten e premte me ora 11 ne ambientet e Kryesise se Kuvendit.
LSI ok fteses se PD-se denon bojkotin e opozites/Fteses se Berishes i eshte pergjigjur sot e para Levizja Socialiste per Integrimit qe zyrtarisht i ka thene dje po tryezes se thirrur nga kryeministri Berisha. Ofrojme kontributin tone per reformen zgjedhore. Eumlshte i pa kuptimte bojkoti i opozites pasi reforma zgjedhore sipas standardeve te OSBE/ODIHR. Mendoj se nevojitet pjesemarrje dhe jo vete perjashtim tha sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama.
Duke u ndalur gjeresisht te tendenca e opozites per te mos iu bashkangjitur shumices per hartimin e kodit elektoral Rama tha se PS veteperjashtimi nuk e shpeton PS-ne nga situata ku ndodhet. E quaj absurd dhe te pakuptimte qendrimin e shprehur nga kryetari i Partise Socialiste per te mos marre pjese ne nje tryeze ku do te diskutohen opsione qendrime apo ku do te mund te behen te njohura ne menyre transparente qendrimet e paleve. Nga ana tjeter e quaj te papergjegjshem mos pjesemarrjen dhe bojkotimin e tryezave te tilla sepse eshte i papergjegjshem cdo qendrim qe saboton procesin e rendesishem te reformes zgjedhore. Partia socialiste prej nje mbi nje viti e ca eshte mbajtur pas tabuse te zgjedhjeve dhe problemeve qe ajo mendon se kane shfaqur zgjedhjet e kaluara deklaroi Luan Rama.
Ai tha se reforma zgjedhore ka qene dhe mbetet nje prioritet i LSI-se. Ne here pas here kemi terhequr vemendjen per domosdoshmerine e reflektimit me shume seriozitet te shqetesimeve apo sensibiliteteve te krijuara edhe pas zgjedhjeve te vitit te kaluar nga njera ane dhe nga ana tjeter per te shprehur gatishmerine dhe vullnetin per te reflektuar ne teresine e reformes te gjitha ato verejtjeve dhe sugjerime te bera ne menyre shume institucionale dhe te pergjegjshme nga OSBE /ODHIR vuri ne dukje zyrtari i LSI-se.
Per LSI reforma zgjedhore mbetet nje ceshtje e rendesishme kontributi dhe pjesemarrja ne kete reforme eshte gjithashtu nje shenje e serioziteti dhe angazhimit real per te bere te mundur qe Shqiperia te mberrije ne ate cilesi zgjedhjesh sic bejne te gjitha vendet anetare te Bashkimit Europian nga njera ane dhe nga ana tjeter eshte gjithashtu nje mundesi qe cilido qe ka kontribute per te dhene te jete pjese apo te integrohet ne teresine e kesaj reforme sepse vetem keshtu ne do te bejme te mundur te tejkalojme edhe ato probleme qofshin reale apo qofshin te stisura te artikuluara prej subjekteve te ndryshme politike.
Edhe njehere deshiroj te theksoj qe pjesemarrja kontributi dhe angazhimi real i te gjitha forcave politike integrimi i te gjithe aktoreve politike por njeheresh dhe kontributi i perfaqesimi i shoqerise civile per te bere te mundur realizmin e reformes zgjedhore eshte padyshim shenja me tipike e angazhimit real dhe kontributit real ne kete proces te rendesishem. Dhe perjashtimi apo mospjesemarrja pa dashur te paragjykoj askend eshte natyrisht jo vetem shenje e papjekurise politike por dhe shprehje e nje vullneti negativ eshte nje kontribut negativ prandaj une i ftoj te gjithe aktoret e pergjegjshem politike te gjithe subjektet politike qe e ndjene domosdoshmerine per te kontribuar te jene pjese e ketij procesi dhe te jene kontributor dhe te clirojne dhe ofrojne energji pozitive ne te mire te ketij procesi deklaroi me tej sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama. Tryeza e partive politike do te diskutoje per reformen e re zgjedhore nderkohe qe deri tani Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne kete tryeze pa u bere me pare transparenca. Permes nje deklarate per mediat nga selia roze Rama theksoi se opozita ulet ne tryeze per ligjin e ri zgjedhor vetem pas transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar te PD-se se te Premten nis puna per reformen zgjedhore per zgjedhjet lokale te vitit 2011.