E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca oferte serioze opozites - Strasburgu kundershtoi hapjen e kutive

20-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha te 5 pyetje nga Babaramo

Kryeministri Sali Berisha e konsideron teper serioze dhe te panegociueshme ofertat e mazhorances drejtuar opozites per hartimin e reformes zgjedhore si dhe pretendimet per zgjedhjet e kaluara. Kreu qeverise i ftuar ne emisionin 5 pyetja nga Babaramo ne News 24 i eshte referuar edhe njehere situates politike ne vend duke u ndalur gjeresisht te reforma zgjedhore. Kryeministri theksoi domosdoshmerine qe te gjitha forcat politike te jene pjese e hartimit te saj si nevoje jetike kjo per tju pergjigjur rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it.
Opozita duhet te jete pjese e saj pasi nuk mund te refuzoje ofertat e bera nga mazhoranca. Ftesa ime e sinqerte joformale eshte thelbesore ka te beje me nje vendosmeri per tu shkeputur nga praktikat e konfrontimeve pa fund. Kjo ftese eshte unike. Kjo ftese ka dy ane te medaljes ana e pare eshte qe oferta ndaj Rames e PS-se.
I eshte kerkuar te ndertoje te gjitha amendamentet per tju pergjigjur rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it dhe ti dergoje prane Komisionit te Venecias ku te marre nje opinion u shpreh kryeministri.
Kurre ndonjehere nje 100 vjet nje qeveri nuk i ka bere keto oferta. Oferten e kam bere pa veshtiresi. Sipas opinionit europian kjo oferte eshte e parefuzueshme theksoi Berisha.
Duke iu referuar vendimit te Gjykates Kushtetuese por edhe opinionit te Strasburgut qe kutite te mos hapen Berisha deklaron se mund te hetohen fillimisht 10 ceshtjet qe PS ka renditur e pasi opozita ti drejtohet Venecias apo Kushtetueses jam une njeriu i pare shprehet kryeministri qe do te jete lsquopro per hapjen e kutive. U kthyem nga Strasburgu atje u tha te hetohen materialet e votimit dhe u tha nuk mund te kete numerim. Nese ne arritem bashkarisht ne nje kod si mund te mendohet qe une mund te shkel ligjin e hartuar me konsensus. Rames i jane ofruar te gjitha mundesite por ai nuk ka deshire sepse ai ka skemen e tij tha Berisha.
I pyetur nese do te shkohet ne zgjedhjet vendore pa nje kod zgjedhor kryeministri u shpreh se zgjedhjet do jene te lira dhe demokratike.
Garantoj shqiptaret se do te votojne te lire ne zgjedhjet e ardhshme tha kryeministri ndersa shtoi se nuk e perjashton opoziten nga keto zgjedhje.
Duke folur per numrat ne Kuvend Berisha tha se mazhoranca eshte solide dhe kjo u duk qarte ne seancen e fundit ku jane miratuar 13 ligje me 76 vota.
Kreu i qeverise shtoi me tej se PD eshte ne bisedime me PDU-ne dhe do arrihet drejt konkretizimit te nje marreveshje politke. Ne kete sens kryeministri kujtoi se PDU nuk ka shprehur interes per perfshirje te drejtperdrejte ne kabinetin qeveritar.
Shpetim Idrizi nuk ka menduar thjesht te kaloje nga PS tek PD por ka krijuar nje parti per komunitetin Cam problemet e te cileve mund ti zgjidhe me mire prane Partise Demokratike. Lidhur me ceshtjen Came ka nje traktat miqesie dhe nuk ekziston si problem politik mes Shqiperise dhe Greqise. Ceshtja e pronave eshte ajo qe kerkohet. Me Greqine raportet tona jane te shkelqyera tha Berisha.
Duke iu referuar situates ekonomike Berisha tha se ka te dhena optimiste per nje rritje pozitive te ekonomise per vitin 2010-te. Ai premtoi se qeveria do vijoje me politikat e saj te rritjes se pagave dhe pensioneve. Qeveria ka nje axhende qe eshte ajo e rritjes se rrogave dhe pensioneve. Kjo eshte axhenda jone ne interes te te gjithe shqiptareve tha Berisha.

Heqja e vizave realizimi i nje endrre shekullore
Kreu i qeverise foli per liberalizimin e vizave duke nenvizuar se vendimi i PE per futjen e Shqiperise ne listen e vendeve qe mund te udhetojne lirisht ne zonen Schengen perben hapin me te madh pas shembjes se diktatures.
Ne lidhje me faktin qe shqiptaret ishin te fundit ne Ballkan qe perfituan liberalizimin e vizave Berisha permendi disa arsye...
Vonesat erdhen per disa arsye se pari sepse ne vitet 1997-2005 krimi i organizuar shqiptar u shnderrua ne krimin me te perfolur me agresiv vuri ne hije organizatat tradicionale me te rrezikshme te Europes. Faktori tjeter ishte se paraardhesit e mi nuk prodhuan dot nje leternjoftim elektronik pale pasaporte. Vitet e fundit Shqiperia ka shenuar progres unik derisa fitoi vendimin e Parlamentit Evropian per heqjen e vizave u shpreh kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›