E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hobbit" si trilogji

Derisa po shfaqte premierën në 3D të filmit “Mbreti i Unazave”, regjisori, Peter Jackson, zbuloi se mendon të xhirojë edhe disa materiale të reja, të cilat mendon t’ia shtojë dy filmave të parë për “THobbit”.

Fillimisht, Jackson planifikonte që versionin e tij të romanit të J. R.R. Talkien ta shndërronte në dy filma “The Hobbit: An Unexpected Journey” dhe “The Hobbit: There And Back Again”, megjithëse në San Diego deklaroi se nuk po mund t’i rezistojë xhirimit të materialit shtesë.

"Kemi bisedua me përfaqësuesit e studio rreth asaj që tani mund të xhirojmë, dhe kemi kërkuar që këtë gjë ta bëjmë vitin e kaluar. Nuk e di se çka do të ndodhë, pra nëse do t’i bëjmë disa versione të zgjatura ose jo, por bisedimet për këtë gjë po vazhdojnë”, tha Jackson, derisa sqaroi se, mbase, materiali i ri nuk do të “ngjitet” për dy pjesët e para të filmit për Hobbit.

Në fund të prononcimit të tij, Jackson sqaroi edhe atë se, gjithçka aktualisht është në fazë të hershme, dhe se ende “s’ka asgjë konkrete për të njoftuar”, përveçqë “ekzistojnë disa pjesë të rrëfimit të cilat ekipi ende mendon t’i rrëfejë”.

Ndryshe, filmi "Hobbit: Udhëtimi i Papritur” në kinema vjen në dhjetor të këtij vit, ndërkohë që në dhjetor të vitit 2013 pritet shfaqja e pjesës së dytë të tij.

AP

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›