E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mufit Durici kandidat i PS-së për kryetar bashkie të Bulqizës

BULQIZE - Partia Socialiste ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet që do të zhvillohen në 23 qershor për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës. Mësohet se selia rozë ka shpallur zyrtarisht si kandidat në këtë bashki, Mufit Duricin, i cili është një biznesmen i këtij qyteti.

Durici ka kandiduar edhe në vitin 2011 për zgjedhjet vendore, përballë kryebashkiakut aktual Roland Keta, i cili në këto zgjedhje parlamentare kandidon për postin e deputetit të PD-së. Kjo e fundit ende nuk ka dhënë një emër si kandidat për postin e kreut të bashkisë. Në 23 qershor do të zhvillohen edhe zgjedhjet vendore, për shkak të kandidimit të krerëve vendorë për deputetë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›