E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmendet moti edhe në Tiranë, dielli do të ngrejë krye në mes të muajit (FOTO)

moti-kryesore—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulëta ka shoqëruar vendin tonë për ditë me rradhë.

Sot termometri shënoi 22 gradë dhe në Tiranë gjatë mesditës pati reshje të dendura ku nivel i ujit bllokoi rrugët e kryeqytetit.

Edhe pse kalendari shënon datën 4 qershor dhe sipas stinës në të cilën ndodhemi, reshjet duhet të sishin harruar dhe duhet të kishte nisur edhe plazhi.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe pritet që edhe për dhjetë ditë të tjera vendi të jetë nën ndikimin e një moti të çregullt, të pazakonta për stinën e verës.
Sipas parashikimit të metereologëve, nesër e në ditët në vijim temperaturat do të rriten me dy-tre gradë por me reshje të dendura shiu të alternuara me orë me diell gjatë ditës.

Parashikimet thonë se dielli pritet të ngrejë krye nga mesi i muajt ku termometri do të shënojë deri në 34 gradë maksimalisht e për të vazhduar rreth datave 20-24 me një rënie të lehtë por me pak vranësira deri në 25 gradë.

Termometri do të kapë përsëri vlerat e larta 30 gradë deri në fund të muajit duke favorizuar kështu një mot që i shkon për shtat stinës së verës.

Çmendet moti edhe në Tiranë, dielli do të ngrejë krye në mes të muajit (FOTO)

Çmendet moti edhe në Tiranë, dielli do të ngrejë krye në mes të muajit (FOTO) ◄ Back Next ► Picture 1 of 9

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›