Jahmir Hyka: Me Luzern jam në Champions
Jahmir Hyka po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra zvicerane e Luzernit, çka tregohet edhe nga golat e shënuar. Së fundi ai shënoi në transfertë ndaj Grashopers, duke vulosur në një farë mënyre edhe kalimin e skuadrës së tij në zonën e Championsit (luan në turin e tre pre-eliminator). Jam shumë i kënaqur për formën që po kaloj. Kam shënuar gola dhe jam aktivizuar në shumë ndeshje. Së fundi kemi arritur të kapim edhe zonën Champions, ndaj jam shumë i kënaqur me këtë gjë. Te Luzern ndihem i lumtur pasi kam mbështetjen jo vetëm të shokëve të skuadrës dhe drejtuesve, por edhe të tifozëve. Shpresoj që kjo formë e imja të ndikojë pozitivisht edhe te Kombëtarja shqiptare, ka pohuar Hyka gjatë një intervistë telefonike për Superport.