Tare-Lotito, rilind dashuria e vjetër te Lacio
Igli Tare mund të rikonfirmohet në postin e drejtorit teknik të Lacios edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas shtypit italian një gjë e tillë është e mundur edhe pse mungon vetëm matematika, që skuadra të quhet e shpëtuar praktikisht nga rënia në Serinë B. Dielli ndriçon përsëri dhe rikthehet qetësia pas një sezoni të thuash disi problematik. Ka dëshirë për të harruar shpejt një vit të mbushur plot hidhërime dhe dhimbje. Ka nevojë për një rifillim të ri, për një aventurë të re, sa më shpejt që të jetë e mundur. Duket është rigjetur harmonia, e cila në fakt thuajse ishte fshirë. Disa faktorë të pallogaritur si duhet dhe e çuan Lacion deri në prag të greminës, një hap pranë rënies në Serinë B. Nëse deri një muaj më parë janë parë të gjitha sinjalet e një nervozizmi të ngarkuar nga situata në të cilën ngrohej ekipi nga ana e presidentit Lotito në drejtim të drejtorit sportiv, Igli Tare, sot duket se ka rilindur krejt papritur dashuria. Të dy janë rikthyer të bashkuar më shumë se kurrë. Ish-sulmuesi shqiptar tashmë po programon nën hije merkaton e ardhshme të bardhekaltërve. Në këtë mënyrë ai është duke larguar të gjitha hipotezat për ta zëvendësuar (Lo Monako mbi të gjitha, por edhe Angelozzi e Nani), të cilat vërtiteshin rreth figurës së tij. Presidenti Lotito duket se i ka bërë llogaritë e punës së zhvilluar deri tani nga njeriu i tij i besuar dhe tashmë është duke hezituar të ndërmarrë një zëvendësim të tij. Synimi është zgjerimi i organikës së klubit: pritet një përgjigje nga Anxhelo Peruci pas botërorit për drejtimin teknik. Megjithatë, Tare, në momentin që do të jetë drejtori i ri teknik i klubit, do të bashkëpunojnë më vëzhguesit kualitativë. Andre Dias është lojtari që ka rikthyer vlerësimin e padronit për Taren. Dy gola në tri ndeshjet e fundit kanë zbuluar forcën e ish-mbrojtësit të San Paulos. Po ashtu pritet të rikonfirmohet trajner edhe Edi Reja, i cili nuk i ka kursyer komplimentet për punën e Igli Tares.
#