E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana e Vllaznia, dy supersfidat tona

Shpëtim Duro

Fitorja në transfertën e Laçit ka konfirmuar Besën në vendin e dytë të renditjes. Kur mbeten edhe tri javë nga mbyllja e këtij sezoni të Superiores, trajneri Shpëtim Duro është shprehur se skuadra e tij e meriton këtë pozicion, pasi ka luajtur në nivele të larta, duke e paraqitur veten si forca e dytë e futbollit shqiptar në këtë sezon. "Një fitore në momentin e duhur, sepse jemi në përfundim të kampionatit dhe sigurisht rikonfirmojmë dhe njëherë që jemi një skuadër pa dyshim në nivele të larta dhe që e meritojmë vendin e dytë”, tha Duro. Objektivi i Besës është një vend në Europa League, por përpara ka edhe dy ndeshje të forta, me Tiranën në kampionat dhe me Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë. "E rëndësishme është që me këtë fitore arritëm një objektiv kryesor që ka qenë në fillim të kampionatit, pjesëmarrja në kupat e Europës. Jemi me të qetë, tani do përgatitemi për dy supersfidat që na presin, ndaj Tiranës, njëkohësisht dhe për finalen me Vllazninë më 9 maj”, përfundoi tekniku i kavajasve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›