Parashikimet, fiton Shqipëria
Në një nga sajtet më të mëdha sportive në botë Goal.com është hapur sondazhi për të bërë parashikimet për ndeshjen midis Sllovenisë dhe Shqipërisë. Fansat që kanë votuar aty mendojnë se kuqezinjtë e De Biazit do të dalin fitues. Madje shumë prej tyre guxojnë të japin edhe rezultatin e saktë. Rreth 29.9% e votuesve mendojnë se kuqezinjtë do të fitojnë me rezultatin 0-1, ndërsa 27% me rezultatin 0-2.