E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bitri, gjyqtari i vetem shqiptar në Elite Round

Gjyqtari ndërkombëtar shqiptar i minifutbollit Gjergji Bitri (me banim ne Malte), është caktuar nga UEFA të gjykojë në e Elite Round te UEFA Futsal Cup (ekuivalenti i Champions League). Ne kete Grup, bejne pjese keto ekipe kampione ne vendet respektive: 1: El Pozo Murcia (Spanje) nenkampione e Europes e vitit te shkuar, 2: HMNK Gospic (Kroaci), 3: MARBO Beograd (Serbi) dhe 4: CLEAREX Chorzóë (Poloni). Ndeshjet do te luhen ne Chorzoë, Poloni, prej 15 deri 18 Tetor. Arbitrat e tjere do te jene: Massimo Cumbo (Itali), ka arbitruar finalen e Europianit 2005 dhe finalen e UEFA Futsal Cup te vitit te shkuar ku Dinamo e Moskes fitoi me El Pozo Murcia (Spanje). Bitri ka gjykuar së bashku me Cumbon ne vitin 2003 ndeshjen Spanje - Slloveni (4-1). Oleg Ivanov (Ukraine), eshte arbitri me i mire i Ukraines. Kam arbitruar me te ne vitin 2005 ne Raundin e Pare te UEFA Futsal Cup, ne Mostar (Bosnje-Hercegovine). Gjyqtari tjeter eshte Ivan Shabanov (Rusi). Arbiter i ri, por me pervoje ne nje kampionat te forte si ai i Rusise. Bitri u caktua persëri në Elite Round, pas paraqitjes shume te mire ne Budapest.
Bitri thotë se dëshiron të falenderoj të gjithë ata që e kane ndihmuar ne karrieren time si arbiter nderkombetar. "Falenderoj qofte koleget e mij Shqiptare, ashtu edhe ata Malteze e te tjere qe kam patur rastin te ndaj momente kenaqesie pse jo edhe pergjegjesie te madhe, gjate ndeshjeve qe kemi arbitruar. Deshiroj te falenderoj gjithashtu te gjithe ata zyrtare te FSHF-se qe me kane perkrahur e kane patur besim te une, gjate gjithe ketyre viteve qe kam qene arbiter i FIFA-s. Besim, qe sic e shpreha me lart, mendoj se e kam justifikuar plotesisht, duke qene perfshire nga UEFA ne Top-listen e arbitrave te Europes. Kjo nuk eshte pak per nje arbiter qe vjen nga nje vend i vogel si Shqiperia. Une jam krenar per veten time, por njekohesisht edhe qe kam qene nje ambasador modest i nivelit te arbitrimit, edukates dhe kultures shqiptare. Uroj sinqerisht qe arbitrat e rinj te arrijne majat me te larta te arbitrimit. Une do te jem i gateshem te ndihmoj cilindo dhe kurdo qe do te me kerkohet nje gje e tille me pervojen time. Do te jem i gatshem te organizoj edhe seminare, apo kurse disa ditore per arbitrat e rinj, nese do te me kerkohet, sepse une jam i ndergjegjeshem qe ne Shqiperi mungon pervoja e arbitrimit te Minifutbollit. Besoj se te ndergjegjeshem per kete jane edhe ata qe e drejtojne Minifutbollin ne Shqiperi. Une e kam treguar gatishmerine time ne te shkuaren, dhe do ta tregoj perseri ne te ardhmen, gjithmone nese me kerkohet nje ndihme e tille. Se fundi uroj qe Ekipi Kombetar i Minifutbollit te kualifikohet per turin e dyte eliminator te Boterorit. Sic e dini ne Turin e pare eliminator, Shqiperia do te luaje kunder Sllovenise, Greqise dhe Maltes. Ndeshjet do te luhen ne muajin shkurt ne Malte. Me sa i njoh une ekipet e siper permendura, Sllovenia ndoshta ka nivel me te larte se Shqiperia. Greqia ndodhet ne periudhe tranzicioni e perteritje, ndersa Malta eshte teper modeste. Megjithate, besoj se Shqiperia mund te arrije rezultate pozitive.
Une do ta pres me kenaqesi ardhjen e Ekipit Kombetar te Minifutbollit ne Malte e ndoshta mund te jem shoqerues i ekipit, nese Federata Malteze do te jete dakord per nje gje te tille".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›