E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina, gjobë dyshes drejtuese së Tiranës

Ndëshkimet e Komisionit të Disiplinës ndaj trajnerëve janë bërë një ritual i përjavshëm. Pas ndëshkimit të teknikut të Skënderbeut, Faruk Sejdini (me një ndeshje dhe 30 mijë lekë gjobë, i erdhi radha edhe dy zëvendëstrajnerëve të Tiranës, Adrian Mema dhe Alban Tafaj, të cilët për ofendim dhe protesta ndaj gjyqtarëve në ndeshjen Besa-Tirana (3-1) u ndëshkuan me pezullimin e një ndeshje me bardheblutë dhe me nga një gjobë prej 30 mijë lekësh secili. Për lojtarët emri "Vip" , ishte ai i Liridon Lecit të Flamurtarit, i cili për gjestet provokuese ndaj gjyqtarit ndërkombëtar Albano Janku në takimin Dinamo-Flamurtari (0-1) u pezullua me një ndeshje dhe plus kësaj do t'i duhet të derdhë në arkën e FSHF-së, edhe 30 mijë lekë gjobë. Vendimet e tjera kishin të bënin me trajnerë dhe lojtarë të ekipeve inferiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›