Bariç pranë largimit nga Shqipëria?

Oto Baric duket se është më shumë pranë largimit nga Kombëtarja shqiptare, se sa pranë nënshkrimit të kontratës së tij të dytë me Federatën Shqiptare të Futbollit. Edhe pse tekniku kroat, i cili gjatë 11 ndeshjeve të tij më përfaqësuesen ka një bilanc që anon nga pozitivja në pikëpamjen e statistikave (4 fitore, 3 barazime, 4 humbje), e dëshiron fort një aventurë të re me Lorik Canën më shokë, duket se Dinamo e Zagrebit, me të cilën ka fituar disa tituj si trajner, e ka futur në "rreth" 75-vjecarin, të punësuarin e vetëm aktiv të kësaj moshe. Lajmin e japin dy nga faqet sportive më të mëdha krotate sportnet.hr dhe net.hr, të cilat shkruajnë se tashmë Oto është në detyrën e drejtorit të zyrës së zbulimit të talenteve. "Detyra ime është të gjejë zëvendësues për Eduardon, Corliken dhe Modricin. Nëse do t'i gjej këta tre lojtarë, atëherë Dinamo do të luajë me sukses në Europë", - citohet Herr Oto, në artikullin e net.hr. "Nuk jam Nostradamus të parashikoj se cfarë do të ndodhë me sulmuesin Josip Tadic", apo me mesfushorin brazilian Sammin", tha nw stilin e tij tw krahasimeve Baric. Gjithsesi trajneri i Shqipërisë është duke përgatitur sfidën me Slloveninë (ndaj së cilës mungoi për arsye shëndetstore) dhe Bullgarisë, me të cilin morri një barazim të madh".
Foto: Baric ne lajmin e faqes net.hr