Bregasi, talenti që stërvitet me Kasanon

Portieri 16-vjecar Deljan Bregasi është një emër i njohur për shtypin sportiv shqiptar, por tashmë portieri i Sampdories dhe nënkampioni i Italisë me paratërinjtë do të jetë edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare U-17.
Gjigandi Bregasi (194 cm) stërvitet me ekipin e parë të Sampdories, por ndeshjet i luan me ekipin e të rinjve. "Faksi nga FSHF-ja për të qenë pjesë e përfaqësueses U-17 ka mbërritur në zyrat e klubit të Sampdories. Ishte trajneri i portiereve Guido Bistazzoni, që më njoftoi", - thotë për albania-sport, Bregasi.
Shqipëria në muajin tetor do të jetë vendi pritës për grupin 10 eliminator A të Euro U-17, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Holanda, Franca dhe Letonia. Takimet e U-17 të zhvillohen në Shqipëri në datat 22-28 tetor 2007, ku Federata Shqiptare për herë të parë do të jetë organizatore dhe mikpritëse e një aktiviteti të tillë.
Bregasi gjatë muajit shtator mori pjesë në një turne në Ukrainë, ku morrën pjesë ekipet e të rinjve të Samdorias, Olimpiakosit, Sëlltikut të Gllazgout, Fejenordit, Dinamos së Kievot, Shahktorit, Lokomotivës së Moskës dhe CSKA-së,
Talenti shqiptar megjithatë e ka një luks te Sampdoria. Barezi Antonio Kasano stërvitet me të kur gjuan penalltitë. "Tërbohet kur i pres ndonjë", - thotë Bregasi, që si armë më të fortë ka reflekset, por dhe ëndërr ka t'i zërë vendin Saimir Ujkanit te U-21 dhe më pas Arjan Beqajt të Kombëtarja e madhe. "Ndoshta, vjen kjo ditë. Aventura ime po fillon si duhet", - thotë lojtari, që shkëlqeu sezonin e kaluar, duke u cilësuar si një ndër lojtarët më të mirë të grup-moshave, ku merrte pjesë skuadra e tij.