E Diel, 1 Nëntor 2026

Vioresin Sinani: “Abazaj, një Hamdi Salihi i ri”

EKSKLUZIVE - Vioresin Sinani është një nga vlerat e padiskutueshme jo vetëm të Tiranës por dhe të kampionatit shqiptar. Me 14 gola në 19 ndeshje të aktivizuara, ai është favoriti kryesor për të fituar "Këpucën e Artë", si golashënuesi më i mirë i sezonit. Jo pak i trishtuar për humbjet e fundit të Tiranës me Teutën (kupë) dhe Besën (kampionat), sulmuesi shkodran pranon të flasë ekskluzivisht për agjencinë sportive shqiptare, Albania-sport.com, për autokritikën që duhet të bëjë ekipi, kualifikimin në Kupën e Shqipërisë dhe opinionin e tij për partnerin e ri të sulmit, Oriand Abazaj

Sinani, dy humbje rresht midis Kupës së Shqipërisë dhe kampionatit, një gjë shumë e rallë për një skuadër të formatitit të Tiranës në Shqipëri?
"Humbje që na rëndojnë shumë, por që shpresoj se do të rikthehemi sërish te fitorja në ballafaqimin me Flamurtarin në fundjavë. Personalisht, nuk dua t'i rikhehem humbjes me Besën në kuptimin e statistikave, pasi sporti i njeh të gjitha rezultatet. Ajo që vlen tani është autokritika që duhet të bëjë ekipi jo vetëm në ndeshjen e radhës por dhe në atë të Kupës së Shqipërisë me Teutën".
Tirana ndodhet për momentin 8 pikë përpara Teutës së vendit të dytë. Ka një lloj vetëkënaqesie te ju , apo nuk vendosni në diskutim titullin kampion?
"Absolutisht nuk jemi të vetëkënaqur. Të gjithë lojtarët i kanë dëshiruar fort fitoret si me Teutën në Kupë ashtu dhe me fqinjin e saj, Besën në kampionat. Unë besoj se një Tiranë me dy humbje rresht nuk do të përsëritet më. Synimi ynë është të thellojmë diferencën sa më shumë, por nuk besoj se ka ndonjë ekip në Shqipëri që fiton kampionatin 10 javë para mbarimit të kampionatit"
Vioresin, të mërkurën Tirana do të përballet në Kupë e Shqipërisë me Teutën, ndaj të cilës keni humbur takimin e parë në Durrës (2-1).
"Për mua është një ndeshje e vështirë. Por, ajo që duhet të theksoj është fakti që fitorja me Flamurtarin do të na ndihmojë psikologjikisht edhe për fitoren e kualifikimin në Kupën e Shqipërisë me Teutën"
Sinani, jeni favoriti kryesor për të fituar "Këpucën e Artë". Pranë jush (14 gola) ndodhet me vetëm 3 gola më pak, sulmuesi i ri i Apolonisë, Sabino Plaku, ndërkohë që Hamdi Salihi (13) me transferimin e tij në Austri te SV Ried, ka dalë nga gara.
"Nëse objektivat e Tiranës janë të të fitojë cdo ndeshje edhe të miat janë të shënoj vazhdimisht. Rivaliteti me Plakun më jep kënaqësi, por them se fituesi i "Këpucës së Artë" do të vendoset dy-tri javët e fundit. Megjithatë, kënaqësi më të madhe kam që të dalë Tirana kampion, kur skuadra ime të sigurojë titullin edhe matematikisht, sigurisht do të mendojë edhe për "Këpucës së Artë" të Sinanit.
Kur u shpallët golashënuesi më i mirë i sezonit 2003-2004 shënuat 36 gola në 36 javë kampionat për fanelën e Vllaznisë. Te cili numër do të ndalet Vioresin Sinani me uniformën e Tiranës?
"Nuk e di. Nuk më pëlqen të deklaroj numra fiksë, e rëndësishme është për mua të ndihmoj ekipin dhe shokët e mi të skuadrës. S'mund ta them tani kur duhen edhe 13 javë".
Pas largimit të Hamdi Salihit, jeni "maja" e vetme sulmit te Tirana, ndërkohë që partner sulmi te ju është blerja e re, Oriand Abazaj. Sa e vlerësoni atë?
"Padyshim që e ndjej mungesën e Salihit, por i gjithë ekipi është duke punuar për të ndihmuar në mënyrë maksimale Abazaj. Në vlerësimin tim është një lojtar shumë i mirë dhe me të ardhme, pasi dhe mosha e tij e re ia jep këtë mundësi. Natyrisht që nuk duhet të neglizhojë aspak punën, do të bëhet i rëndësishëm për ekipin e Tiranës".
Ke kontakte me Hamdiun tani që ai është në Austri, larg shoqërimit të tuaj të përditshëm?
"Flas shpesh në telefon dhe Salihi shprehet se ndihet shumë i kënaqur te Ried".
Në media është shkruar për një kërkesë të presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj në lidhje me një rikthim tuaj te ekipi shkodran?
"Unë jam futbollist profesionist dhe kam detyrime kontraktuale me klubin e Tiranës, të cilën do ta respketoj deri në fund. Nuk më pëlqen të deklarohem tani. Ajo që dua të ritheksoj është të fitoj të dyja trofetë me Tiranën, si kampionatin dhe Kupën, pastaj të tjerat le t'ia lëmë më mirë kohës".
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›