E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tre tenoret" sjellin Katia Ricciarellin ne Tirane

Treshja e sivjetme, me tenoret: Adrian Xhema, Kastriot Tusha dhe Armaldo Kllogjri. E ftuara speciale e kesaj mbremje te vecante, sopranoja italiane Katia Ricciarelli, si dhe tenori Francesco Zingariello. Rivjen ne kete edicion pianisti Genc Tukiqi dhe sopranoja Ramona Tullumani.

Koncerti "Tre tenoret" erdhi mbreme ne edicionin e gjashte te tij. "Tre tenoret", nje produksion i Edmond Tullumanit, ka filluar ne 6 dhjetor te vitit 2002. Formacioni i tenoreve eshte ndryshuar duke sjelle te njohurit si :Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Adrian Xhema, Gaqo Cako, Agim Hushi dhe i fundit interpretues ishte tenori i ri, Armaldo Kllogjri. Koncerti qe u prezantua kete radhe, solli per here te pare ne kete treshe, tenorin Armaldo Kllogjeri. Treshja perbehej nga tenoret: Adrian Xhema, Kastriot Tusha dhe Armaldo Kllogjri. E ftuara speciale e kesaj mbremje te vecante ishte sopranoja italiane Katia Ricciarelli si dhe tenori Francesco Zingariello. Rierdhi ne kete edicion pianisti Genc Tukiqi dhe sopranoja Ramona Tullumani. Ne skene jane interpretuar arie te ndryshme ne bashkepunim me Orkestren Filarmonike te Akademise se Arteve.

Vjet ky koncert eshte mbajtur edhe ne Greqi, ne nje sukses te padiskutueshem dhe ne nje vemendje te vecante edhe nga kritika vendase. Koncerti eshte tashme nje nga evenimentet me elitare dhe me te njohura per publikun, i pritur me nje interesim te madh dhe te vecante jo vetem nga shtresa intelektuale por dhe nga mbare publiku i cili eshte afruar nepermjet zgjedhjes se repertorit te larmishem te koncertit.

Ne gjithe keto vite eshte dashur nje pune kolosale per te arritur qellimin e ketij aktiviteti madheshtor. Ne te gjithe rrugen e tij 6-vjecare nga viti ne vit jane paraqitur gjithmone elemente te ndryshem si ne skenografi, repertor, skenar, etj, gje qe e ka bere te jete nje koncert i larmishem dhe i rralle si aktivitet, me nivelin e tij te larte artistik te krahasuar pa frike me nivelet boterore ku dhe po debutojne me sukses tenoret tane dhe artiste te ndryshem.

Kete vit stafi organizator vendosi qe repertori i kesaj feste te ishte i ri dhe i mbeshtetur me shume ne muziken e mrekullueshme shqiptare si dhe perlat e zgjedhura per kete rast nga tenoret dhe orkestra.

Adrian Xhema

Fillon karrieren shqiptare me "Rigoleton" ne vitin 1994. I porsadiplomuar ne Akademine e Arteve, me nje specializim gjashtemujor ne Itali. Pas roleve te para qe realizon ne Teatrin e Operas dhe Baletit, si "Sinjor Bruscino", "Cosi fan tutto" nis disa bashkepunime me te huajt. I pari ishte nje bashkepunim shqiptaro-austriak per "Don Xhovanin". Nje pike takimi qe do te sillte ikjen e tij nga skena shqiptare. Por "Traviata""do te shenonte fundin e perpjekjeve drejt largimit. Pas produksionit qe iu be "Traviates" ne Janine ne vitin 1998 , largohet drejt Romes ku dhe u angazhua ne produksionin e "Don Pascuales". Synoi Gjermanine. Pastaj dhe Austrine. I vendosur ne Operan e Mynihut, ka nje karriere te shkelqyer operistike . Ështe fitues i disa cmimeve.

Kastriot Tusha

Mjaft i njohur ne Shqiperi dhe Europe per koncertet e tij te suksesshme dhe prezantimet solistike ne operat si "Turandot" Pagliaci" "Berberi i Seviljes" "Peshkataret e Perlave", si dhe koncertet e shumta si "Kastriot Tusha me miqte". "Latino American classic" "Vikena Kamenica&Kastriot Tusha" si dhe pjesemarrja e pare e ne vazhdim ne edicionin e pare te koncertit "Tre tenoret".

Armaldo Kllogjri

Prej disa vitesh ne rolet kryesore te skenes shqiptare. I cilesuar si interpretuesi me i mire lirik ne Cmimet Kult 2007 tenori i ri, Armaldo Kllogjri, ngjit kurben e tij artistike me arien e Kavaradostit ne interpretimin tek opera "Toska". Kllogjri eshte nje ze interesant, i cili edhe pse ka vetem pak kohe qe ka mbaruar Akademine e Arteve, eshte prezent ne venies skenike me te rendesishme te Teatrit te Operes dhe Baletit.

Dirigjent: Leonardo Quadrini (Itali)

Drejtor i orkestres: Isak Shehu

Skenografia: Attivisimo Doravetti

Regjisor: Bledar Laco

Drejtor Fotografie: Lulezim Tufa

Drejtor Zeri: Edmond Cakalli

Drejtor Artistik: Ibrahim Madhi

Producent: Edmond Tullumani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›