Besnik Hasi rrefen ecurine pozitive te Anderlehtit
Ish-lojtari i ekipit tone kombetar, Besnik Hasi aktualisht eshte ndihmes trajneri i ekipit te njohur belg, Anderleht. Ne nje te perditshme belge, Besnik Hasi flet per ecurine pozitive te Anderlehtit, qe arriti nje fitore te madhe ne fund te javes. Dy rivalet per titull, Klab Bruzh dhe Standart Liezh nuk munden dot te fitonin. Ne tre ndeshjet e fundit Anderlehti ka shenuar nente gola dhe ka pesuar vetem nje gol. "Ne jemi te paret dhe kjo sjell me shume presion ," - thekson Besnik Hasi. Sipas Besnik Hasit, klubi synon te rikthehet ne lavdine e pak viteve me pare. " Me 38 gola ne 15 ndeshje, kemi konstatuar me kenaqesi se zotesia per te shenuar, nuk ka qene kurre problem per ekipin e Anderlehtin. Me 17 gola te pesuar, mbrojtja mund te jete pak me shume ne qender te kritikave. Por edhe numri i golave te pesuar po vjen ne ulje nga njera jave ne tjetren. Jemi me shume te perqendruar," - thekson Hasi. "Ne fillim te kampionatit ne ishim te paparashikueshem ne raport me shenimin e golave. Tani jemi 100 per qind te fokusuar ne ecurine pozitive te skuadres". Dhimbja, nga eliminimi i ekipit prej Bade, ne "Champions", ka kaluar per Anderlehtin.
Karriera
Besnik Hasi ishte nje prej lojtareve me te rendesishem te ekipit tone kombetar, deri para pak kohesh. Kosovarit i eshte afruar posti drejtues te ekipi belg, ku edhe kaloi pjesen me te madhe te karrieres. Edhe Kola ne kampionatin grek dhe Tare ne Itali kane marre nga nje post te rendesishem drejtues ne ekipet e tyre te fundit, pasi lane karrieren futbollistike.