Bisedimet, Prishtina refuzon ftesën e UNMIK-ut
Prishtinë-Qeveria e Kosovës ka refuzuar ftesën e bërë nga UNMIK-u për të biseduar me palën serbe në nivel ekspertësh për trashëgiminë kulturore. Qeveria e Kosovës e cilëson të ulët ftesën e bërë nga UNMIK-u dhe se nuk do të angazhohet në dialog për një çështje e cila është e rregulluar me pakon e Ahtisaarit, dhe për të cilën kohë më parë është formuar një forum i posaçëm punues. Dështimin e takimi të parë e ka konfirmuar përfaqësuesi i UNMIK -ut, i cili ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje ndaj ftesës së tyre as nga Prishtina as nga Beogradi.