Australi, arrin në 171 numri i të vdekurve nga zjarret
Sidnej - Të paktën 171 persona kanë vdekur nga zjarret, më vdekjeprurëset në historinë e Australisë, që po dëmtojnë juglindjen e vendit, bëhet e ditur përmes një bilanci të ri të publikuar nga policia. Australia është duke luftuar me zjarret pyjore më të mëdha në këto 110 vitet e fundit. Flakët nuk janë marrë ende nën kontroll. Në distriktin Viktoria në Australi, u dogj një zonë me sipërfaqe 3.000 kilometra katror, u shkrumbuan 750 shtëpi dhe disa fshatra u fshinë nga harta.
Njerëzit mbetën të pushtuar nga zjarri për shkak të erës së fortë. Edhe temperaturat e larta deri në 47 gradë kanë ndikuar në vështirësimin e punimeve për fikjen e zjarrit dhe rritjen e numrit të viktimave. Bëhet e ditur se temperaturat më pas ranë deri në 25 gradë por era vazhdon të jetë e fortë.
Një numër i madh njerëzish që përpiqeshin të shpëtonin nga zjarri, humbën jetën duke u djegur në rrugë. Afërsisht 100 vetë ndodhen në spital të plagosur. Flakët vazhdojnë ende në të paktën 10 vende. Autoritetet bëjnë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.
Mendohet se disa nga zjarret janë vënë me dashje. Kryeministri Kevin Rudd tha se për të cilësuar vënien e zjarrit me dashje nuk ka fjalë më të përshtatshme se masakra.