Pesha:Shkeljet në sistemin bankar, kërkojnë një ligj të veçantë
Shkeljet e konstatuara në sistemin bankar të nivelit të dytë kërkojnë miratimin e nje ligji të veçantë në mënyrë që të ketë më tepër kontrolle, ku të mos dëmtohen qytetarët apo bizneset.
Besjan Pesha, Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit deklaroi se janë marrë një sërë ankesash prej klientëve dhe kjo ka bërë që të merren masa për rishikimin e ligjit ekzistues.
Vetëm para pak ditësh, Autoriteti i Konkurencës nxori një raport ku i kërkoi Bankës së Shqipërisë dhe Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, monitorimin e bankave dhe krijimin e një strukture të veçantë për këtë qëllim.