Reeker: Presidenti i ri, mik i SHBA-ve Intervistoi: Arben Xhixho, Radio Zeri i Amerikes
Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen dhe Euroazine Philip Reeker thote se nje nga pergjegjesite e rendesishme te presidentit te ri ne Shqiperi, eshte ruajtja e pavaresise se institucioneve te tjera te vendit, sic jane sherbimet e zbulimit apo prokuroria e pergjithshme. Pas zgjedhjes se presidentit te ri, politikanet shqiptare duhet t'i rikthehen plotesimit te rekomandimeve te Bashkimit Evropian per te marre statusin e kandidatit. Zgjedhja e presidentit, thote zyrtari i larte amerikan, ishte nje rast i humbur qe palet te tregonin aftesine per konsensus.
Ne Shqiperi gjate zgjedhjes se presidentit te ri pati shume manovra politike. Pritshmeria ishte qe presidenti te siguronte me shume se sa votat e koalicionit qeverises. Kjo nuk ndodhi. Cili eshte mendimi juaj per menyren se si u zgjodh presidenti i ri?
Se pari me lejoni te uroj presidentin e ardhshem Bujar Nishani per zgjedhjen ne kete post. Ai eshte nje mik i Shteteve te Bashkuara. Ne, permes ambasades sone, kemi punuar nga afer me te, kemi patur marredhenie te ngushta bashkepunimi kur ishte minister i Drejtesise dhe me pare i Brendshem. Ky bashkepunim shpresojme do te vazhdoje edhe ne te ardhmen ne postin e tij te ri, te rendesishem. Presidenca ka pergjegjesi te rendesishme, sic eshte mbrojtja e pavaresise se institucioneve ne demokracine e Shqiperise, si sherbimi i zbulimit, apo prokuroria e pergjithshme, institucione qe bashkepunojne ngushte me partneret nderkombetare, perfshire Shtetet e Bashkuara. Kryerja e kesaj detyre eshte e rendesishme per presidentin dhe ne mendojme se eshte e rendesishme qe ai te punoje nga afer me komunitetin nderkombetar, ne nje kohe qe ne mbeshtesim Shqiperine per te ardhmen e saj Euro-Atlantike dhe synimet e saj te integrimit te plote ne familjen Euro-atlantike.
Po e riformuloj pyetjen. Pati shume perpjekje para zgjedhjes ze zotit Nishani qe presidenti te merrte me shume se 71 vota. Kjo nuk ndodhi. Cfare nenkupton kjo per Shqiperine dhe per Shtetet e Bashkuara?
Sic e thate ju, zgjedhja u krye me vota partiake ne raundin e katert. Ne kete kuptim ishte nje rast i humbur per te treguar nje konsensus kombetar dhe aftesine per te bere kompromis. Thelbi i demokracise qendron tek aftesia per te bere kompromis. Kjo, mendoj, eshte ajo qe pret Bashkimi Evropian, qe pret populli ne Shqiperi. Ne mendojme se eshte e rendesishme qe udheheqesit politike, nga i gjithe spektri i politikes ne Shqiperi, te ri-fokusohen ne punen e tyre. Tani duhet te punojne per 12 rekomandimet e rendesishme, qe Bashkimi Evropian ka bere para me shume se nje viti. Dritarja e mundesise po mbyllet me shpejtesi. Komisioni Evropian se shpejti do te punoje per raportin vjetor, per ceshtjen e statusit dhe tani eshte mundesia per te bere perparim te vertete, per tre sektoret jetike: reformen parlamentare, reformen zgjedhore dhe heqjen e imuniteteve, qe te plotesohen kriteret e Bashkimit Evropian. Tani qe zgjedhja e presidentit perfundoi, keto ceshtje duhen mbyllur, idealja do te ishte para pushimeve te gushtit.
Komenti juaj per menyren e zgjedhjes se presidentit, "...nje mundesi e humbur..." eshte thene edhe nga zyrtare evropiane. Para kater vjetesh, dy politikanet qe po perballen tani, zoti Berisha dhe zoti Rama, i ndryshuan se bashku ligjet. Sot, pas kater vjetesh, zoti Berisha eshte ne pushtet dhe i ka votat. Ketu ne Amerike, presidenti ben perpjekje maksimale per t'i fituar te dyja dhomat e Kongresit. Perse i kerkohet Shqiperise te beje kompromis?
Shqiperia ka disa ceshtje kyce qe duhet te realizoje, ne se deshiron te vazhdoje ne rrugen drejt anetaresise ne BE. Duhet te behen kompromise te rendesishme, qe perfshijne dialogun politik, qe perfshijne nje nivel te caktuar debati te qyteteruar, qe perfshijne rolin e rendesishem te shoqerise civile. Ne nje fare menyre, Shqiperia eshte me fat, qe Bashkimi Evropian i ka caktuar 12 rekomandime jetike, mbi te cilat duhet te perqendrohen politikanet dhe institucionet qeverisese. Bashkimi Evropian pret te shikoje aftesine e demokracise se Shqiperise per te ecur perpara. Jo te shikoje pas, por te shikoje drejt se ardhmes qe institucionet dhe forca e demokracise te perdoren per te plotesuar kriteret e nevojshme drejt rruges evropiane. Kjo eshte ajo qe duan Shtetet e Bashkuara per Shqiperine. Ambasadori Arvizu ia ka bere kete me se te qarte, si publikisht edhe privatisht, udheheqjes shqiptare.
Le te perqendrohemi per pak caste tek roli dhe ndihma e Shteteve te Bashkuara per Shqiperine. Ambasadori Arvizu eshte shume i perfshire ne zhvillimet politike ne Shqiperi. A mendoni se nje perfshirje e tille eshte "e shendetshme" per Shqiperine? A eshte ajo e nevojshme, dhe cfare do te thote kjo per stadin ne te cilin ndodhen zhvillimet demokratike ne Shqiperi?
Ambasadori Arvizu, ashtu si ambasadoret para tij dhe ne ketu ne Uashington, jemi perpjekur te jemi miq te mire te Shqiperise. Ne kemi marredhenie te forta, i vleresojme keto marredhenie dhe shpresojme t'i vazhdojme marredheniet e forta ne te ardhmen. Perparesia jone politike, qe eshte ne perputhje me synimet e deklaruara te Shqiperise, eshte te ndihmojme Shqiperine te arrije anetaresine ne Bashkimin Evropian. Per ta arritur kete, se bashku me partneret tane evropiane, ne japim keshilla bazuar ne pervojen tone, se si t'i arrijne dhe plotesojne kriteret per anetaresi. Ambasada jone eshte shume e angazhuar permes programeve te ndihmave, apo nismes se fundit te ambasadorit Arvizu "Vepro Tani", qe perqendrohet ne rendesine e shoqerise civile ne demokraci dhe qe eshte pritur mjaft mire. Shqiperia eshte nje demokraci e re. Shtetet e Bashkuara jane nje demokraci e vjeter dhe ne ende mesojme, ne kemi pervoja qe mund t'i ndajme dhe mund t'i ofrojme dhe kjo eshte ajo qe bejme permes ambasades, permes programeve te ndihmave, ne partneritet me institucionet shqiptare dhe partneret tane evropiane.
Dua t'i rikthehem edhe nje here asaj qe permendet ju ne fillim lidhur me rolin e presidentit, per te siguruar pavaresine e institucioneve te tjera ne Shqiperi. Sa te shqetesuar jeni ju per pavaresine e institucioneve ne Shqiperi? Kjo eshte perseritur me se nje here nga zyrtaret amerikane.
Eshte dicka qe duhet ndjekur. Shqiperia eshte demokraci, ka kushtetuten dhe institucione, qe ne disa raste, jane nen mbikeqyrjen e presidentit. Keto jane institucione te rendesishme, si sherbimet e zbulimit, prokuroria e pergjithshme, apo roli i rendesishem per vendosjen e shtetit ligjor. Kjo eshte jetike, jo vetem per afrimin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, por edhe per statusin e saj ne komunitetin nderkombetar, kjo eshte ajo qe shpresojne investitoret e huaj dhe te tjeret nga Shqiperia. Dhe ne keta sektore ne kemi ofruar ndihmen tone, kemi ofruar mendimin tone te sinqerte. Kjo eshte ajo qe kerkon shpesh populli shqiptar, qe te kete permiresim, qe te kete mbrojtje sipas kushtetutes, per te realizuar perspektiven demokratike te Shqiperise.