E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Procesi për Tiranën, demokratik dhe ligjor

TIRANË Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka filluar një tur takimesh me strukturat e LSI-së në të gjitha rrethet. Pas analizës zgjedhore që u bë para pak ditësh në qytetin e Shkodrës, Meta u ndal dje në qytetin e Kukësit dhe të Lezhës. Pas takimit që pati me simpatizantë, anëtarë dhe drejtues të LSI-së në këto qytete, kreu i kësaj force politike i cilësoi zgjedhjet e 8 majit si më të mirat dhe më të pastrat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri. Lidhur me zgjedhjet ne Tiranë, Meta u shpreh se ky është një proces tërësisht normal, demokratik dhe ligjor. I pyetur se çfarë mund të ndodhë në vend, në rast se Kolegji Zgjedhor shpall Bashën fitues për Tiranën, Meta u përgjigj: “Nuk është rruga e presionit ndaj institucioneve, për të zgjidhur problemet dhe çdo paragjykim, absolutisht që nuk ndihmon jo vetëm këtë proces solid e demokratik, por nuk ndihmon as ata atë cilët bëhen protagonistë të konflikteve, të presioneve, sepse duket qartë që kjo alternativë nuk ka gjetur mbështetje më 8 maj. Sikurse e bën qartë edhe vota popullore, e cila është edhe vota politike e këtyre zgjedhjeve, është votuar bindshëm kundër alternativës së shantazhit ndaj institucioneve dhe shtetit ligjor dhe është votuar për alternativën tjetër, atë të respektimit të shteti ligjor, të respektimit të institucioneve dhe të bashkëpunimit në emër të integrimit të vendit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›