Tash luftojeni korrupsionin

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Pieter Feith ka përsëritur se korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të luftohen pa kursyer edhe nivelet më të larta politike në vend.
Gjatë një debati në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, të martën, Feith, i cili edhe është iniciatori kryesor i luftës antikorrupsion, ka kërkuar rezultate konkrete nga kjo betejë.
Ai ka komentuar edhe rreth veprimeve të EULEX’it në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se ato kanë arritur efekt.
“Hapat e fundit të ndërmarrë nga EULEX’i në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë forcuar moralin dhe motivin përbrenda misionit, por edhe kanë ngritur kredibilitetin e tij. Është e rëndësishme që të arrijmë rezultate të tjera”, ka thënë ai.
Holandezi, po ashtu, ka porositur të gjithë ata që janë duke u hetuar që të lirojnë postet derisa të kryhen procedurat hetimore. Sipas tij, kjo është një praktikë normale në vendet europiane.
“Është praktikë në vendet demokratike që kur një ministër i dyshuar apo i akuzuar për korrupsion, ai të tërhiqet nga politika, së paku përkohësisht. Nëse pastrohet emri i tij, ai mund të kthehet në atë funksion. Kjo është një vlerë europiane dhe unë kam dashur që këtë ta përcjell në Kosovë”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian disa herë deri më tani ka komentuar rreth faktit që Ministri i Transportit, Fatmir Limaj nuk ka dhënë dorëheqje nga posti pas bastisjes që ka kryer EULEX’i në këtë dikaster dhe në pronat e tij.
Feith nuk ka kërkuar asnjëherë publikisht që Limaj të largohet, por ka vazhduar të flasë për dorëheqjen si akt moral.
Shefi i ICO’së ka kërkuar që çështjet që janë duke u hetuar aktualisht nga EULEX’i, të kryhen sa më shpejt duke e ndërlidhur këtë me zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
“Mendoj se prokurorët po punojnë fuqishëm. Në periudhën e ardhshme do të shihni më shumë rezultate konkrete. Por, gjithashtu, mendoj se tash është koha, pasi vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet e përgjithshme, prandaj, do të ishte mirë që puna e EULEX’it në lëndët e profilit të lartë të përfundojnë në kohën e duhur”, ka thënë Feith.
Duke u përgjigjur në pyetjet e eurodeputeteve nëse politika është duke ndërhyrë në proceset hetimore që aktualisht janë duke u kryer nga EULEX-i, Feith ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë në drejtësi.
Përfaqësuesi kryesor i BE’së në vend ka folur edhe në Komitetin e Përbashkët të Parlamentit Europian dhe të Kuvendit të Kosovës, pjesë e të cilit është Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Në këtë debat është theksuar nevoja e fuqizimit të Kuvendit të Kosovës
Feith ka thënë se sa më i madh që të jetë roli i Kuvendit në Kosovë, aq më pak do të nevojitet ndërhyrja dhe se aq më pak do të ketë nevojë për prani ndërkombëtare në Kosovë.
Me deputetët evropianë, Feith ka debatuar edhe rreth bisedimeve të mundshme Kosovë-Serbi. Me këtë rast ai ka përmendur edhe qëndrimin e palës kosovare, e cila, sipas tij, ka vendosur “linjat e kuqe” për këtë çështje.
Sipas Përfaqësuesit të BE’së, kosovarët nuk do të pranojnë të flasin për statusin dhe për ndarjen e Kosovës.
Debatet për Kosovën, si çështja e liberalizimit të vizave pritet të vazhdojnë edhe të mërkurën.
Njëra nga temat që është diskutuar janë edhe procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Veriu.
Sipas Feithit, situata në pjesën veriore është e paqëndrueshme, por ai shpreson se Kosova dhe Serbia mund të fillojnë të bisedojnë pasi GJND’ja ta shpallë opinionin.
Duke folur për perspektivën europiane të Kosovës, Feith ka thënë se Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar Kosovën në këtë rrugë, derisa vendet fqinje po e bëjnë këtë progres.
Pas raportit të Pieter Feithit, anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Europian kanë zhvilluar një debat të ashpër lidhur me rezolutën për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian.
Disa anëtarë të këtij Komiteti nga vendet anëtare të BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën kanë kërkuar që në këtë rezolutë të përfshihet edhe nevoja e bisedimeve për statusin. Po kjo është kundërshtuar nga eurodeputetët e tjerë. Rezoluta për Kosovën pritet të votohet të mërkurën.