Tashmë është zyrtare, Bekam rikthehet te Milani
Konfirmimi përfundimtar vjen nga vetë klubi kuqezi, në faqen e internetit. “Është zyrtar rikthimi i Dejvid Bekam. Milani dhe kampioni anglez i dhurojnë tifozëve edhe gjashtë muaj të tjrerë aventurë të bukur”, thuhet në deklaratën e Milanit.
Menjëherë ka ardhur reagimi i administratorit të deleguar të klubit, Adriano Galiani: “Jemi shumë të lumtur ta shohim Dejvidin me fanellën kuqezi, pas përvojës së shkëlqyer të sezonit të kaluar”.
Më tej Galiani shtoi se kjo periudhë në Europë do t’i shërbejë mesfushorit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. “Gjithashtu, për të vazhduar përsëri karrierën te Galaksi, të cilën e falenderojmë për gatishmërinë e treguar”, përfundoi ai.