Rezart Taçi dhunon gazetarin Mero Baze
Mësohet se agresori ka qenë presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi, për të cilin Baze ka bërë disa emisione televizive.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-bllokut kur gazetari i njohur po qëndronte në një lokal nate me dy koleg të tij, Andi Bushati dhe Arban Hasani, të dy punonjës në Vizion Plus. Aty pranë ka kaluar Taçi së bashku me truproja, ku fillimisht kanë shkëmbyer fjalë. Më pas situata ka precepituar në grushte të hedhura në drejtim të Mero Bazes.
Menjëherë pas ngjarjes, gazetari është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore. Pas kësaj, ai ka bërë kallëzim në polici për biznesmenin e njohur.