Burri "gangster" terrorizon ish-gruan dhe vjehrren
Korce- Policia e Korces arrestoi dje 49 vjecarin Shpetim Rushani, banor i lagjes nr. 17 te qytetit. Rushani ishte shpallur ne kerkim nga policia, pasi ne ngarkim te tij kishte depozituar nje kallezim penal ish-bashkeshortja dhe vjehrra. Burime zyrtare bene me dije se gjate denoncimit, grate kishin deshmuar se 49 vjecari u kishte shkuar nje muaj me pare ne shtepi dhe kerkonte te merrte me force ish-bashkeshorten, me te cilen prej kohesh nuk bashkejetonin. Pas kundershtimit, Rushani eshte rikthyer ne banesen e grave, i armatosur me "kallashnikov" dhe i ka kercenuar per vdekje duke qelluar ne ajer. "Jo vetem kaq, por ka ardhur me nje thike te madhe ne dore dhe me ka thene se po te me kapte do te me priste koken", ka deshmuar ne komisariat 40 vjecarja. Megjithese i dyshuari ka tentuar disa here te hyje me force ne shtepi, nuk ia ka dale dot. Pas denoncimit, Rushani eshte arratisur per te mos rene ne duart e policise. Burime zyrtare thane se mbi te rendojne tre akuza, e "kanosjes serioze per vrasje", "armembajtjes pa leje" si dhe "dhunim banese".
D.Zisi
D.Zisi