Xhafaj: Reforma në drejtësi, shumica nuk ka vullnet
Socialistët deklarojnë se shumica
parlamentare nuk ka vullnet për të
realizuar një reformë reale në sistemin
e drejtësisë. Ky konstatim u bë dje
nga nënkryetari i Komisionit të Çështjeve
Ligjore në Kuvend, Fatmir Xhafaj. Burimet
nga dy partitë e mëdha sqaruan se sot
pritet të ketë një negociatë mes palëve për
nxitjen e punës së nënkomisioneve për
reformën në drejtësi. Në këto bisedime
do të përfshihen Astrit Patozi, Valentina
Leskaj, Fatmir Xhafaj dhe Fatos Beja.
Xhafaj
"Nëse do të shihnim me kujdes ka së
paku rreth tre muaj që kur është miratuar
ligji për organizmin në gjyqësor dhe nuk
ka absolutisht asgjë të re, sepse nuk është
në planet dhe objektivat e mazhorancës",
theksoi Xhafaj. Sipas tij, mazhoranca
dhe Kryeministri i këtij vendi flet për
reforma në përgjithësi dhe në mënyrë
të veçantë për atë në drejtësi sa herë që
do të kujtohen ndërkombëtarët.
"Por nga ana tjetër,
në zyrat e Kuvendit është
Pakti Kombëtar në drejtësi,
i cili është i iniciuar nga
Partia Socialiste për ato
arsye që tashmë dihen dhe
është mbështetur nga të
gjitha forcat politike për
vlerat që ai mbart", nënvizoi
Xhafaj. Ai vlerësoi se konturi
kushtetues i Prokurorisë së
Përgjithshme, i përfolur ditët e fundit nuk
mund të ndryshojë dhe se duhet të ndalen
sulmet e Kryeministrit mbi Gjykatën Kushtetuese.
"Është vendosur në Paktin për
Drejtësinë dhe për të cilin ne kemi rënë
dakord për hir të vërtetës të dy palët. Për
hir të vërtetës kemi diskutuar dhe kemi
rënë dakord për një dokument
të përbashkët dhe është vendosur
se cilët janë konturet
dhe nuk mendoj se në këtë dokument
të përbashkët tashmë,
nuk ka ndryshim të pozicionit
kushtetues që ka sot organi i
prokurorisë brenda sistemit të
drejtësisë", nguli këmbë Xhafaj.
Duke iu referuar procesit
të konkretizimit të reformës
në sistemin e drejtësisë, Xhafaj
sqaron se kjo është mbi të gjitha një
përgjegjësi e mazhorancës. "Nuk jemi ne
që kemi përgjegjësinë politike dhe parlamentare
si dhe instrumentet e nevojshëm
që të sjellim projekte", u shpreh Xhafaj.
Është detyrë e mazhorancës, sipas tij,
realizimi i këtij procesi. "Për këtë është
votuar mazhoranca dhe për këtë e ka
marrë përgjegjësinë politike, kushtetuese
dhe institucionale shumica aktuale", tha
Xhafaj.
Kërkesa
Partia Socialiste, dy ditë më parë, kërkoi
nga shumica që të fillonte punën në
kuadër të reformës në drejtësi. Të majtët
konstatuan se qeveria duhet të raportojë
projektligjet, të cilat më pas duhet t‘i sjellë
në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Deri
sa kjo të ndodhë, selia rozë sugjeroi që
të fillohej puna me diskutimin e atyre
propozimeve që janë hedhur tashmë në
debatin politik nga partia më e madhe e
opozitës.