E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task Force per 30 e grave ne lista

Përfaqësimi i ulët i grave në qeverisje ka bërë që Task Forca e platformës kombëtare të mbërrijë në qytetin e Korçës në kohën kur pritet konkretizimi i kandidatëve për drejtues vendorë për zgjedhjet e 8 majit. Task Forca me mbështetjen e OSBE-së kërkoi nga drejtuesit e organizatave joqeveritare të grave, përfaqësuesit e partive politike dhe organet e pushtetit lokal të bashkëpunojnë në përpjekjet për zbatimin e ligjit, për përmbushjen e kuotës 30 % të kandidimit të grave në organet vendore.

”Ne synojmë që kuota 30% të realizohet, minumumi, dhe pse jo kjo kuotë të kalojë në niveline rreth 50% në këshillat bashkiakë dhe komunalë. Por deklarata është e fokusuar edhe në rritjen e numrit të grave anëtare të parlamentit dhe përfshirjen në ndryshimin e sanksionit nga një sanksion që është imperative-detyrues për vendosjen e një gjobe që është qesharake të kalojë në vendosjen e mospranimit dhe moscertifikimi të listave dhe partive” tha Marilda Menkshi, anëtare e Task Forcës.

Në Këshillin e Qarkut të Korçës gratë kanë vetëm një përfaqësuese në përbërjen prej 75 anëtarësh që ka gjithsej ky organ, në shkallë qarku nuk ka të zgjedhura në postet e kryebashkiakëve dhe të kryetarëve të komunave, ndërsa nëpër këshillat bashkiakë dhe komunarë përfaqësimi i grave varion nga 0%- 20%.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›