E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita online ne Kukes. Aparatura moderne ne spital

Telemjeksia dhe skaneri tredimensional kanë mbërritur në spitalin rajonal të Kuksit. Vënia e tyre në funksionim pritet të lehtësojë diagnostifikimin dhe kurimin e pacientëve të të gjithë qarkut duke ulur fluksine tyre drejt spitaleve të kryeqytetit. Me një investim prej 170 mijë eurosh nga buxheti i shtetit është bërë i mundur sigurimi i këtyre aparaturave mjaft të nevojshme për mjekët dhe pacientët.

”Nëpërmjet telemjekësisë do të kemi mundësi që të sëmurët t’I konsultojmë në distancë. Do ketë mjekë dezhurn në QSUT që do të konsultojnë për çdo nevojë që do të kemi ne. Është e mundur që mjekët të ndjekin seminarë dhe kurse trajnimi në distancë duke mos qenë fizikisht atje, por duke marrë pjesë aktive në seminare dhe konferenca” thotë Jemin Ferati, drejtor i shërbimit spitalor Kukës.

Spitali rajonal i Kuksit me vënien në funksionim të këtyre aparaturave renditet në një ndër katër spitalet rajonale të vendit ku shërbimi ndaj pacientit të bëhet jo vetëm mbi bazën e arritjeve të fundit të shekncës, por edhe me vizita online nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranës, pa qenë nevoja që pacienti të udhëtojë fizikisht.

Flutura Tota    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›