E Hënë, 2 Nëntor 2026

Task Force për regjistrimin e pasurive të paluajtshme

Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme si regjistrin e dytë themelor më të rëndësishëm të shtetit, pas atij të gjendjes civile.

Berisha njoftoi se hartimi i këtij Regjistri po drejtohet nga Task Forca, e kryesuar nga Kryeministri dhe e përbërë nga ministra e drejtues kryesorë të agjencive të linjës, një proces që pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Hartimi i Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme do të shoqërohet edhe nga reformimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

 “Janë kontraktuar firma ndër më seriozet, të cilat po bëjnë regjistrimin e parcelave, dixhitalizimin dhe brenda vitit që vjen, ky proces do të përfundojë. Ky është një proces i një rëndësie jetike, vendimtare për themelet e tregut e stabilitetin e tij. Qeveria austriake dhe Banka Botërore kanë dhënë e po japin një ndihmesë shumë të çmuar”, theksoi kryeministri në mbledhjen e kabinetit. Sipas tij, Ministria e Drejtësisë, në këtë proces, ka propozuar reformimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, drejtimin e saj nga një Bord me përfaqësues të disa institucioneve dhe shndërrimin e saj në një institucion që varet nga Ministria e Drejtësisë, por që kalon në vetëfinancim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-30 16:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›