Tatim-taksat dëmtuan buxhetin me 3 miliardë lekë gjatë 2009
Tatim-taksat dhe doganat, i kanë shkaktuar buxhetit të shteti një dëm prej 3 miliardë lekësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar 10 kontrolle në këto institucione dhe ka konstatuar dëmin për shlyerjen e të cilit kanë dhënë edhe rekomandimet përkatëse.
Sipas përllogaritjeve dëmi i shkaktuar dy zërat mbi të cilat mbështeten të ardhurat në buxhetin e shtetit është sa gjysma e borxhit që është detyruar të marrë Ministria e Financave për shpenzimet korrente. Në raportin vjetor të paraqitur dje në Parlament Robert Çeku ka nënvizuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga struktura shtetërore në dëm të buxhetit të shtetit. Vlera e dënimit arrin në 7.3 miliardë lelë. Në raportin vjetor të KLSH mësohet se janë konstatuar dëme ekonomike në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive shtetërore 400 milion lekë ndërsa në sektorin e tatim taksave vlera e dëmit arrin në 2, 5 milion lekë. Kontrolli përfshin periudhat kohore 2007, 2008 dhe 9 mujorin e vitit 2009. në një raport prej 100 faqesh KLSH ka pasqyruar shkeljet dhe më pas ka dhënë edhe rekomandimet për rikuperimin e dëmit deri në masën 100 për qind.
Shkeljet te tatim-taksat
KLSH ka ushtruar 18 kontrolle në departamentin e të ardhurave të buxhetit të shtetit për vitin 2009. Në degët e tatim taksave janë kryer 10 kontrolle dhe në Drejtorinë e përgjithshme të tatim taksave janë kryer 8 kontrolle. Gjatë kontrolleve KLSH ka pasur si objekt kryesor shqyrtimi i gjendjes dhe evidentimi i parregullsive në shkeljet e legjislacionit tatimor dhe doganor. Sipas rezultateve përfundimtare janë evidentuar efektet negative në vjeljen dhe arkëtimin e të ardhurave tatimore nga sistemi tatimor e doganor në shumën 2,7 milion lekë vetëm për vitin 2009. Sipas raportit mësohet se në zërin detyrime tatimore për tatimfitimin është regjistruar një shkelje prej 1.2 milion lekësh. Ndërsa në zërin tatimor TVSH është konstatuar një penalitet prej 900 mijë lekësh. Një tjetër zë ku nuk janë vjelë të ardhurat sipas legjislacionit në fuqi është edhe zëri i gjobave të pavendosura për mosdorëzim në afat të deklaratës së bilancit financiar arrin në shumën 12 mijë lekë. Ndërsa për sa i përket fushës së shpenzimeve sistemi tatimor ka kryer 1,918 mijë lekë abuzime. Pjesën më të madhe të vlerës e përbën dhënia e shpërblimeve të padrejta.
Administrata zbaton 875 masa
Kontrolli Lartë i Shtetit pasi ka konstatuar shkeljet ka dhënë dhe rekomandimit përkatëse për rikuperimin e dëmit si dhe propozimet për masat administrative që duhet të merren. KLSH ju ka dërguar zyrtarisht të gjithë institucioneve ku ka konstatuar të meta dhe parregullsi të ndryshme ligjore dhe financiare. Nga rekomandimet e KLSH janë zbatuar 875. Përveç subjekteve që janë gjet me shkelje KLSH ka lajmëruar edhe eprorët e tyre. Për të përmbushur objektivin e parashikuar për vitin 2009 në drejtim të realizimit të masave të rekomanduara KLSH ka parashikuar dhe një sërë masash duke filluar nga rritja e kërkesës së llogarisë buaj punonjësve të ngarkuar për dhe kontrollin e zbatimit të tyre. Nga 144 kontrollet të kryera gjatë 2009 është ushtruar kontroll me objekt verifikimin e zbatimit të masave të rekomanduara në 124 prej tyre, ose në masën 86 për qind. Niveli i realizimit të masave te rekomanduara për vitin 2009, sipas llojit të masave të rekomanduara rezulton se masat me karakter organizativ. Sipas KLSH nga 1, 254 masa rekomanduese gjithsej janë zbatuar 875 prej tyre dhe 48 janë në proces. Ndërkohë që masat për shpërblimin e dëmit ekonomik nga vlera e përgjithshme prej 7, 305 mijë lekë është rekomanduar për shpërblimin e dëmit në të gjithë vlerën. Nga kjo vlerë deri në fundi të vitit 2009 janë nxjerrë urdhrat përkatës për shpërblimin e dënimit dhe janë në proces ankimi 3, 579 mijë lekë. Në vitin 2009 në krahasim me një vit më parë vlera për shpërblimin e dëmit rezulton më e madhe se shuma 835 mijë lekë. KLSH ka rekomanduar edhe masa administrative bazuar në përcaktimet e ligjit organik të KLSH. KLSH u ka rekomanduar subjekteve të kontrolluara shqyrtimin e marrjen e masave disiplinore ndaj punonjësve shkaktarë të tyre.
Sistemi Doganor
Detyrimet doganore të lidhura nga moszbatimi saktë i procedurave në zhdoganimin e disa artikujve në shumën 242 mijë lekë. Sipas KLSH detyrimet doganore për subjektet që kanë operuar me autorizime në regjimin përpunimit arkiv në shuam 44 mijë lekë. Një tjetër zë ku janë konstatuar humbje në dëm të buxhetit të shtetit është edhe zëri i deklaratës tatimore ku janë konstatuar shkelje që arrijnë në shumën 4, 7 mijë lekë.
Auditi i brendshëm
Departamenti i kontrollit të zbatimit të buxhetit qendror të institucioneve të larta të administratës së lartë publike dhe mbikëqyrjes së auditit të brendshëm ka kryer shkelje në kontrollet e tij. KLSH ka ushtruar 40 kontrolle, 6 prej të cilave në Kuvendin e Shqipërisë dhe në kryeministri dhe 21 të tjera në instanca të larta shtetërore. Në 19 9 raste ekspertët e KLSH kontrolluar zbatimin e përgjithshëm dhe rregullshmërisë në veprimtarinë ekonomiko-financiare të këtyre institucioneve. Në përfundim të auditivit është konstatuar një shkelje prej 866, 378 mijë lekësh. Sipas raportit mësohet se në fushën e të ardhura është konstatuar një shkelje totale prej 608 mijë lekësh ku pjesa më e madhe i takon dhënies me qira të objekteve shtetërore. Ndërsa në sektorin e shpenzimeve shkelja më e madhe është konstatuar në fushën e prokurimeve publike dhe arrin në vlerën prej 196 mijë lekësh.
Buxheti vendor
Gjatë vitit 2009 është kontrolluar edhe zbatimi i buxhetit vendor dhe administrimit të pronës publike ku janë kryer 60 kontrolle. Në raportin e KLSH të bërë publik dje mësohet se janë gjetur shkelje në 45 raste, vlera e tyre arrin në shifrën 426, 214 mijë lekësh. Në fushën e prokurimeve publike nga pushteti vendor është kryer një shkelje prej 65, 297 mijë lekësh. Ndërsa në sektorin e tatimeve të cilat vilen nga pushteti vendor dëmi i shkaktuar nga mosvjelja e tyre arrin në 64, 724 mijë lekë. Sipas raportit mësohet se për vitin 2009 7 bashki në të gjithë vendin kanë abuzuar me dhënien me qira të objekteve publike.
Sektorët ku janë konstatuar shkelej
1. Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive 3, 190, 779 mijë lekë
2. Në sektorin e tatim-taksave 2, 535, 186 mijë lekë
3. Në fushën e prokurimeve publike 431, 017 mijë lekë
4. Në sektorin doganor 300, 252 mijë lekë
5. Në fushën e shpërblimeve 234,200 mijë lekë
6. Në fushën e shpenzimeve operative 25, 996 mijë lekë
7. Në fushën e sistemit të pagave 22, 404 mijë lekë
8. Në fushën e sektorëve të tjera 565, 822 mijë lekë
Shkeljet në shpërndarjen e shërbimeve sociale
Kontrolli i Larti i Shtetit ka inspektuar në vitin 2009 edhe projektin për shpërndarjen e shërbimeve sociale ku janë konstatuar shkelje. Sipas raportit mësohet se nga kontrollet e ushtruara kanë rezultuar parregullsi dhe shkelje të cilat në mënyrë të përmbledhur konstatojnë në shkeljen e dispozitave ligjore në fushën e punimeve civile dhe dokumentacionin lidhur me to. Shkeljet janë gjetur në fushën e dhunues së shpërblimeve, të cilat janë shoqëruar me një dëm ekonomik që arrin vlerën 474,2 mijë lekë për shpërblim të fituar padrejtësisht nga punonjësit e njësisë së zbatimit dhe 1, 028 mijë lekë për pesë kontraktorë për diferencë punimesh gjatë zbatimit të kontratave.
Shkeljet në projektin bashkiak të furnizimit me ujë
Projekti bashkiak për furnizimin me ujë ka filluar nga implementimi në vitin 2003 dhe parashikohej të përfundonte në dhjetor të vitit 2009. ky projekt është financuar me kredi në shumën 15, 00 mijë dollarë. Nga kontrollet e ushtruara nga KLSH është konstatuar rritja e kostos së shërbimit të konsulencës në masën 56,9 për qind të vlerës në kontratën e caktuar. Referuar raporteve të auditimit mësohet se treguesit e performancës nuk reflektonin performacën e përgjithshme dhe e lejonin operatorin të përqendroje në përmirësimin e treguesve pa përmirësuar realisht shërbimin dhe duke përfituar në këtë mënyrë shpërblimin e nxitjes prej 1,5 milion dollarësh.
Raporti në parlament, ja kush abuzoni me detyrën
Kreu i Kontrolli i Lartë i Shtetit ka raportuar dje në Kuvendin duke pohuar se gjatë periudhës tre vjeçare është konstatuar se administrata shtetërore ka shkaktuar një dëm prej 7.3 miliardë lekë për vitin 2009 dhe se për këtë po bëhen kallëzimet penale përkatëse. Në fjalën e tij Ceku tha se dëmi më i madh është shkaktuar nga tatimet dhe prokurimet publike, ku 2.5 miliardë dëm nga tatimet dhe 400 milionë lekë dëm janë shkaktuar nga prokurimet publike. Po sipas konstatimit të Çekut u mësua se 234 milion lekë dëm janë shkaktuar nga shpërblimet në administratën shtetërore. Sipas raportit në mësohet se gjatë kontrollit është konstatuar se në vitin 2009 për departamenti i Kontrollit të investimeve dhe projekteve me financat e huaja ka kryer 32 kontrolle, 12 prej të cilave në fushën e ndërtimit, si ndërtim segmentesh rrugore dhe mirëmbajtje rrugësh, në fushën e shërbimeve sociale dhe bujqësore. Ndërkohë që janë kryer 8 kontrolle në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Sipas raportit mësohet se 11 kontrolle janë kryer në shoqëritë publike dhe 1 kontroll për zbatimin e rekomandimeve të lëna në kontrollet e mëparshme. Në përfundim të këtyre kontrolleve ekspertët e KSH së konstatuan se si pasojë e parregullsive dhe veprimeve të kundraligjshme u konstatua se është regjistruar një dëm ekonomik në vlerën 3 milion lekë. Ndërsa në shoqëritë publike është konstatuar moshartimi në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi të dokumentacionit ligjor të shoqërive publike.
Ornela Manjani
Last Updated on E Enjte, 15 Prill 2010 19:58