E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditë, më pak dhe më të shtrenjta gjatë 2010

Klientët dhe bizneset kanë hasur vështirësi për marrë një hua nga bankat. Përveç shtrëngimit të kredive bankat kanë mbajtur të larta dhe normat e interesit.  Pasqyra e sistemit kreditues në vend është pasqyruar nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës mësohet se kreditë do të çlirohen vetëm në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti. Gjendja financiare e sektorit real të ekonomisë së vendit,

e sipërmarrjeve të biznesit dhe e familjeve, pritet të jetë përgjithësisht e pandryshuar, dhe një përmirësim i saj vlerësohet se mund të ndodhë në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Kjo do të thotë që veprimtaria e kreditimit të sektorit bankar do të vazhdojë të ndeshet me një mjedis sfidues dhe përmirësimet e synuara në cilësinë e kredisë do të kërkojnë më tepër kohë për tu realizuar. Përfundimi i Bankës së Shqipërisë në lidhje me sektorin e kreditimit në vend parashikon se përveç vështirësive për të marrë një kredi konsumatorët përballen me kosto të lartë për shlyerjen e tyre.  Vlerësohet që përkeqësimi i cilësisë së kredisë do të shënojë vlerën më të lartë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 dhe do të stabilizohet në gjysmën e dytë të tij. Një përmirësim gradual por i qëndrueshëm i këtij treguesi, pritet të shfaqet në vitin 2011. Megjithatë, këto parashikime në nivel të përgjithshëm, mbështeten në domosdoshmërinë e ndjekjes me vëmendje të situatës në bankat individuale, të cilat mund të shfaqin zhvillime të ndryshme nga mesatarja e sektorit,  këto janë përfundimet e Bankës së Shqipërisë në lidhje me sektorin e kreditimit. Sipas Bankës Qendrore mësohet se sektori bankar duhet të synojë një rigjallërim gradual të kreditimit, duke kontrolluar cilësinë e kredisë Rigjallërimi i kreditimit është një zhvillim i dëshiruar, por kjo duhet të realizohet mbi bazën e një analize të kujdesshme, duke ndjekur me vëmendje ecurinë e cilësisë së kreditimit.  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh dje se aktiviteti ekonomik në vend, gjatë gjashtë mujorit të fundit, është ngadalësuar. Deklarata e tij u bë pas mbledhjes me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ku u diskutua për performancën e ekonomike dhe situatën financiare në vend. Gjatë diskutimeve mbi ecurinë aktuale dhe të pritshme të zhvillimeve ekonomike, guvernatori bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludoi se balanca e presioneve inflacioniste në horizontin afatmesëm është konsistente me objektivin e inflacionit të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht tendencave të fundit të inflacionit të çmimeve të konsumit. Sipas Fullanit vlerësimet për ngadalësimin e kërkesës dhe rritjen e hendekut negativ të prodhimit, ecurinë më të përmbajtur të kursit të këmbimit, si dhe pritshmëritë e stabilizuara të agjentëve ekonomikë për inflacionin, janë faktorë që do të kushtëzojnë ecurinë e inflacionit brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›