Arrestohet telefonuesi anonim për bombë në QTU
Policia e kryeqytetit ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar të telefonatës, i cili është shtetasi Klodian Turabi Bizhga, 30-vjeç, me banim në Kashar Tiranë. Kapja e tij, u realizua në një banesë të ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
U konkludua se autori i dyshuar i kësaj telefonate, ka qenë një ish-punonjës pranë Qendrës Tregtare dhe paraqet turbullime psikike.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftimi i rremë në organet rendit”.